E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamurtari – Shkumbini 1-1. PaqeTrajneri peqinas Gugash Magani nuk e fitoi dot sfidën me skuadrën e qytetit të tij e që e drejtoi këtë sezon në dy javët e para.

Rrjetet sociale:

Flamurtari e Shkumbini ndanë nga një pikë në barazimin 1-1 në Vlorë, në takimin e vlefshëm për javën e 8-të të Kategorisë Superiore.

Shkumbini i drejtuar nga Kristaq Mile kaloi në avantazh i pari me anë të kapitenit Roland Dervishi në minutën e 9-të.

Për vlonjatët e Gugash Maganit barazoi me penallti Devis Mema në minutën e 28-të.

Kurioziteti i këtij takimi ka të bëjë me trajnerin peqinas Gugash Magani, i cili nuk e fitoi dot sfidën me skuadrën e qytetit të tij e që e drejtoi këtë sezon në dy javët e para.

Flamurtari vazhdon të mbetet i fundit në renditje me 7 pikë në 8 ndeshje, po aq sa Vllaznia e Gramozi.

Shkumbini nga ana e tij, u ngjit në kuotën e 8 pikëve, duke mbajtur vendin e 9-të.

Në ndeshjen tjetër të ditës së diel (ora 13:00), Skënderbeu e Dinamo u ndanë po në barazim 1-1.

Blutë e Shkëlqim Muçës shënuan shumë shpejt me anë të argjentinasit Rafael Alfredo Soza në minutën e 4-t.

Korçarët e drejtuar nga Gerti Haxhiu barazuan me anë të 21-vjeçarit Erlis Frashëri në minutën e 26-të.

Të hënën do të luhet edhe ndeshja e fundit e javës së 8-të të Kategorisë Superiore, Besa-Apolonia (14:30).

Kategoria Superiorë
Java e 8-të

Të shtunën, 24 tetor

14:00 Laçi-Vllaznia         3-1
Shënues: 50’ Arlind Nora, 63’ Emiljano Veliaj, 70’ Valdano Nimani/ 82’ Fetim Kasapi

14:30 Gramozi-Kastrioti     0-0

14:30 Tirana-Teuta        1-0
Shënues: 76’ Gjergji Muzaka, 90’ Bledar Devolli

Të dielën, 25 tetor

Skënderbeu-Dinamo 1-1
Shënues: 26’ Erlis Frasheri / 4’ Rafael Alfredo Soza

Flamurtari-Shkumbini 1-1
Shënues: 28’ (p) Devis Mema/ 9’ Roland Dervishi

RENDITJA

1        Dinamo          8      20
2       Besa*         7     17
3       Apolonia*     7     15
4       Teuta         8     12
5       Tirana         8     11
6      Skënderbeu     8     10
7       Kastrioti     8    8
8       Laçi         8     8
9       Shkumbini     8     8
10       Gramozi         8     7
11      Vllaznia     8     7
12       Flamurtari     8     7
* Nje ndeshje me pak

Numri i klikimeve - 13
  E Diele, 25 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›