E Diel, 1 Nëntor 2026

Fiton Zorja e Parid XhihanitSipas faqes ukraianase, football.ua ishte një ndër tre lojtarët më të mirë të Zorjas.

Rrjetet sociale:


Zorja Lugansk i Parid Xhihanit fitoi 3-2 me Iliçeveç në kampionatin ukrainas, takim i vlefshëm për javën e 11-të.

Iliçeveç kaloi e para në avantazh me anë të Kriboshenko me penallti (32’) dhe dy minuta më pas, barazoi po me penallti Zorja me anë të Skova (34’).

Zorja kaloi në avantazh po me penallti, sërish Skova (45’). Melnik barazoi shifrat 2-2 në të 49. Golin e fitores 3-2 e realizoi Shevçik (53’).

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe një fitore e rëndësishme për ne”, - tha sulmuesi shqiptar i Zorjas, Parid Xhihani, përmes një komunikimi nga Ukraina.

“Luajtëm shumë mirë dhe arritëm jo vetëm të përbysnim rezultatin por dhe të fitonim”, - theksoi kavajasi, i cili sipas faqes ukraianase, football.ua ishte një ndër tre lojtarët më të mirë të Zorjas.

Xhihani pati disa raste për gol, por nuk arriti të konkretizojë.  Në minutën e 75-të kavajasi u zëvendësua nga Duraj.

Numri i klikimeve - 469
  E Diele, 25 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›