E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënderbeu – Dinamo 1-1. RezistencëKy ishte barazimi i dytë në transfertë i Dinamos, pas atij me Vllazninë

Rrjetet sociale:

Dinamo hodhi një gjysmëhapi fals në barazimin 1-1 me Skënderbeun në Korçë, në takimin e vlefshëm për javën e 8-të të Kategorisë Superiore.

Blutë e Shkëlqim Muçës shënuan shumë shpejt me anë të argjentinasit Rafael Alfredo Soza në minutën e 4-t.

Korçarët e drejtuar nga Gerti Haxhiu barazuan me anë të 21-vjeçarit Erlis Frashëri në minutën e 26-të.

Ky ishte barazimi i dytë në transfertë i Dinamos, pas atij me Vllazninë (0-0). Dinamo u ngjit në kuotën e 20 pikëve. Për Skënderbeun ky ishte barazimi i parë. Skuadra korçare u ngjit në kuotën e 10 pikëve.
 
Kategoria Superiore
Java 8

Skënderbeu-Dinamo 1-1
Shënues: 26’ Erlis Frasheri / 4’ Rafael Alfredo Soza

Skënderbeu: Llapanji, Lika, Kraja, Ccajku, Doku, Gjondeda, Frashëri(73’Balla), Ballço(68’Xaka), Çipi, Liçaj, Guerrib. Tr.Gerti Haxhiu

Dinamo: Kotorri, Malacarne, Pisha, Xhafa, Kuli(60’Plaku), Allmuça, Sefa, Soza(86’Ferraj), Bakaj, Putincanin, Diop. Tr.Shkëlqim Muça

Gjyqtarë: S.Çeka, D.Salaj, G.Koka

Kartonë të verdhë: Frashëri, Xaka

Numri i klikimeve - 12
  E Diele, 25 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›