E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari, Kupa në Vlorë pas 21 vjetësh

Dramë në "Niko Dovana" të
Durrësit, ku u luajt fi nalja
e edicionit të 57 të Kupës
së Shqipërisë. Pas 21 vjetësh,
Flamurtari rikthen trofeun në
Vlorë, falë një goli inteligjent
"in extremis" (92‘) të Zeqirit,
që do të vuloste fi toren 2-1 dhe
njëkohësisht edhe verdiktin e
kësaj fi naleje dramatike, nga ku
Tirana ka qenë e detyruar të dalë
me "gisht në gojë".
Një numër i konsiderueshëm
tifozësh, Presidenti i Shqipërisë
Bamir Topi, ai i FSHF-së, Armand
Duka, dhe një sërë figurash të
njohura të sportit e politikës kanë
qenë pjesë e legjitimimit të këtij
triumfi historik të skuadrës vlonjate,
e cila përqafon trofeun pas
21 vjetësh. Kuqezinjtë do të thyenin
kështu një tabu: pas tre fi nalesh
të humbura përballë të njëjtit
kundërshtar, Tiranës më në fund
kanë mundur t‘ia dalin pikërisht
dje në të katërtën. Gjithçka ishte
kopsitur më së miri për një fi nale,
që do të dhuronte emocione të
shumta deri në minutën e fundit.
Një ndeshje shumë luftarake
mes dy skuadrave të barabarta,
ku kualitetet e Tiranës nuk është
se bënë diferencën përballë djelmoshave
thuajse "anonimë" të
Flamurtarit. Në 10 minutat e para
të dyja skuadrat studiuan njëratjetrën.
Topi qarkulloi më shumë
në mesin e fushës. Rastet më të
pastra për gol i krijuan vlonjatët
me Çaushajn e Begën. Kundërpërgjigjet
Tirana, merr frenat e
lojës dhe provon të rrezikojë me
Memellin, Patushin e Xhafën.
Duhej të vinte minuta e 41-të,
kur tifozeria e Tiranës të kalonte
në delir. Dabulla shënon pas një
goditjeje të lirë, të ekzekutuar nga
Mukaj. Topi i goditur me kokë nga
mbrojtësi bardheblu përplaset
në tokë dhe falë mefshtësisë së
portierit Moçka përfundon në
rrjetë. Nuk ka më histori për
pjesën e parë. E dyta nis me një
Tiranë të qetë, që duket se synon
më shumë të administrojë rezultatin
dhe një Flamurtar që
vë edhe zemrën në fushë për
të arritur minimalisht golin e
barazimit. Kuqezinjtë janë më
këmbëngulës, më kërkues e më të
rrezikshëm para portës kundërshtare.
Tirana e qarkullon më
shumë topin, nuk krijon shumë
raste dhe hera-herës rrezikon
shumë me gabimet e mbrojtjes.
Në minutën e 65-të, Zeqiri (heroi i
kësaj fi naleje), i shpëtoi mbulimit
të Dabullës, më pas shmangu
Abrahamin dhe daljen e Nallbani,
në fund pasoi te Meme, që nuk e
pati të vështirë të barazonte 1-1.
Minutat në vazhdim ishin më të
ethshme, sepse gabimi mund të
kushtonte shtrenjtë. Tirana ngacmon
më shumë, ndërsa Flamurtari
aplikon kundërsulmin. Nuk
mungojnë rastet në të dyja portat,
por në minutën e dytë shtesë vjen
një gol i rëndë, tip "golden goal".
Kur pritej vërshëllima e gjyqtarit,
për të kaluar në kohën suplementare,
një kundërsulm pa shumë
pretendime i Flamurtarit kthehet
në "vdekjeprurës" për Tiranën:
mbrojtësi Zeqiri gjen një të çarë
në qendër të mbrojtjes bardheblu,
eviton ndërhyrjen e Abrahamit,
gjuan tokazi dhe topi kalon
mes këmbëve të Nallbanit për të
përfunduar në rrjetë. Këtu merr
fund gjithçka, Kupa shkon në
Vlorë, ndërsa zhgënjimi i madh i
Tiranës duhet të kthehet në forcë
për të shmangur një katastrofë:
mbylljen e sezonin pa trofe.

Kuqezinjtë, në qiellin e shtatë:
Të rikthejmë Flamurtarin e madh

Fitorja e jashtëzakonshme në
Kupën e Shqipërisë përballë
Tiranës ka ngritur peshë entuziazmin
në kampin vlonjat. Pasi
thyen tabunë me bardheblutë, me
të cilët kishin humbur tri fi nalet
e mëparshme, tashmë të gjithë
kërkojnë ta rikthejnë klubin drejt
lavdisë. Duke fi lluar që prej kreut
të klubit, Shpëtim Gjika, objektivi
është të përsëriten sukseset e viteve
‘80. "Fitorja e Kupës është një sukses
i merituar dhe një shpërblim
i punës së këtyre djemve. Kemi
mbërritur deri këtu me shumë
djersë dhe sakrifi cë", deklaroi për
"SuperSport" kryetari i Bashkisë
Vlorë, që njëkohësisht mban edhe
postin e presidentit. "Kjo skuadër
e meriton të gjithë mbështetjen
tonë. Synojmë që të vazhdojmë
edhe katër-pesë vjet me këtë grup
lojtarësh, për ta rikthyer Flamurtarin
te sukseset. E kemi të qartë që
do të jetë e vështirë, ashtu sikurse
ishte edhe ndeshja me Tiranën,
por nuk mund të themi se është
e pamundur". Eqerem Memushi,
që pas triumfi t në Kupë si lojtar,
tashmë e fiton trofeun edhe si
trajner, shtoi: "Padiskutim që
ishte një fi tore e merituar. Është
një vlerësim i madh për punën që
është bërë, tha drejtuesi i stolit.
Kjo fi tore ka shije të veçantë, pasi
mposhtëm Tiranën, që deri më
tani e kishte mposhtur Flamurtarin
tri herë në fi nale. Pas këtij rezultati,
do të synojmë të vazhdojë atë
rrugë që kemi bërë edhe ne të të
kaluarën. Pra, të punojmë që kjo
mos të jetë kupa e vetme, por të
shoqërohet edhe nga të tjera. Sa
për ‘biletën‘ evropiane, mendoj se
do të japim më të mirën". Shefi i
klubit kuqezi, Geri Çipi, qëndron
në të njëjtën linjë. Pasi falënderoi
bashkinë e qytetit, ish-mbrojtësi
i Kombëtares deklaroi: "Ishte një
90-minutësh i fituar me meritë.
Vuajtëm në këtë takim, pasi triumfuam
vetëm ‘in-extremis‘. Skuadra
arriti të marrë Kupën e tretë në
histori dhe mendoj se ky ishte një
hap i mirë për të fi lluar një cikël të
ri, si në kohët e arta. Kemi lojtarë
të mrekullueshëm, në moshë ende
të re, që vijnë nga ekipet zinxhirë, e
shpresojmë se do t‘i sjellin të tjera
suksese qytetit të Vlorës". Në fund
nuk kishte si të mungonte as heroi
i fi nales, Hair Zeqiri. "Jam i lumtur
për golin e fi tores, edhe sepse vij
pas një dëmtimi të gjatë. I dhamë
Kupën e Shqipërisë Flamurtarit
pas plot 21 vitesh. Pas këtij trofeu,
duhet të kërkojmë vazhdimësi në
rezultate, që të kthehet ajo traditë e
bukur e futbollit vlonjat". e.

Vlora feston për
heronjtë e saj
Fitimi i Kupës së tretë,
për më tepër përballë
Tiranës, rivalit të tri fi naleve
të tjera të humbura, është një
triumf historik për Flamurtarin.
Vërshëllima e gjyqtarit Pashai
pas atij goli të protagonistit
të padiskutueshëm të kësaj
finaleje, Hair Zeqiri, i ka
lënë vendin festës vlonjate.
Gëzimi kuqezi i vlonjatëve ka
shpërthyer, ka mbushur tërë
stadiumin e Durrësit, ku u
luajt ndeshja, si në kuadratin
e blertë, lojtarë e staf teknik,
por edhe në shkallët e
"Niko Dovanës", ku tifozë
të shumtë të Flamurtarit
ishin të pranishëm. Festë ka
pasur edhe gjatë rrugës së
kthimit për në Vlorë, atje ku
heronjtë kuqezinj janë pritur
nga mijëra bashkëqytetarë
të tjerë. Skuadra është ngritur
në një skenë të improvizuar
në qendër të qytetit, ku ka
ekspozuar edhe trofeun dhe
ka festuar deri në orët e vona
të mbrëmjes së djeshme me
fansat e shumtë të pranishëm
në shesh. E djeshmja është
kupa e tretë në historinë e
Flamurtarit në 11 finale, ku
ka marrë pjesë. Nga këto 11
fi nale, katër i ka luajtur pikërisht
ndaj Tiranës (1983, 1984, 1996
dhe 2009). Pas tre të parave të
humbura ndaj bardhebluve,
më në fund dje Flamurtari ka
mundur ta thyejë këtë tabu.

Trajneri Kola, lot
pas dështimit në Kupë
Goli i Zeqirit në sekondat e
fundit, fërshëllima fi nale
e gjyqtarit Pashaj dhe lojtarët
e Tiranës, të cilët shtrihen të
zhgënjyer në tapetin e "Niko
Dovanës". Kjo ishte pamja
në sytë e të gjithëve, pas
fi nales së Kupës, të humbur
2-1 përballë Flamurtarit.
Megjithatë, personi që
është dëshpëruar më
shumë për dështimin në
trofeun e dytë për nga
rëndësia ka qenë padyshim
trajneri Agustin Kola. Në
përfundim të ndeshjes, ai
ka shtrënguar dhëmbët
përpara mikrofonave, duke
i uruar vlonjatët për triumfi n.
Por, sapo është futur në
dhomat e zhveshjes,
drejtuesi i stolit bardheblu
nuk ka arritur t‘i mbajë
lotët. Burime pranë 23-herë
kampionëve të Shqipërisë
pohuan se ai e ka ndjerë më
shumë se të gjithë humbjen,
madje e kishte të vështirë
të largohej nga stadiumi i
Durrësit. Pas humbjes në
Kupë, tashmë Tirana do të
përqendrohet maksimalisht
në Superiore, ku renditet në
vendin e dytë, me një pikë
më pak se Vllaznia. Kola
do të vazhdojë të jetë në
krye të ekipit, për të tentuar
triumfi n në kampionat, kur
kanë mbetur edhe tri javë
nga mbyllja, edhe sepse
kryedonatori Refik Halili
deklaroi se tekniku nuk do
të bëhet "kokë turku".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›