E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, gati 63 miliardë dollarë për shëndetin botëror

Administrata amerikane
kërkon të shpenzojë 63
miliardë dollarë gjatë 6
viteve të ardhshme për të luftuar
sëmundjet botërore dhe për t‘i
ofruar më shumë ndihmë kujdesit
shëndetësor të nënës dhe
fëmijës para dhe pas lindjes. "Ne
nuk mund të ndreqim çdo lloj
problemi, por kemi përgjegjësi
për të mbrojtur shëndetin e
njerëzve tanë përmes shpëtimit
të jetës, pakësimit të dhimbjeve
dhe mbështetjes së dinjitetit
njerëzor kudo në glob", ka deklaruar
Obama. Sipas Presidentit
amerikan, Shtetet e Bashkuara të
Amerikës mund të bëjnë dallimin
në këtë fushë dhe kjo është sipas
tij arsyeja se përse administrata
do të ndërmarrë një masë të
tillë. Iniciativa është njoftuar
nga zëvendëssekretari i Shtetit,
Jack Lew. Sipas tij, ky ishte një
hap i jashtëzakonshëm për të
shpëtuar jetën e njerëzve dhe ka
të bëjë edhe me sigurinë kombëtare
të Shteteve të Bashkuara
dhe detyrimin e saj moral për të
ndihmuar popullsitë më të varfra
të botës. "Kjo ndërmarrje është
një shembull i strategjisë që po
fusim në të gjitha programet
tona të ndihmave ndaj vendeve
në paqe dhe në konflikt mbi të
gjitha për parandalimin e sëmundjeve
dhe më pas edhe për
kurimin e tyre. Ne jemi shumë të
angazhuar për të luftuar varfërinë
dhe sëmundjet, me zgjidhje
që mbështesin një përparim
afatgjatë", bëri të ditur zyrtari
amerikan. Administrata e Bushit
ka nxitur edhe ajo programet për
përmirësimin e jetës dhe shëndetit
të njerëzve dhe luftimit të
sëmundjeve të ndryshme, kryesisht
në vendet e varfra afrikane
dhe aziatike. Përmes politikave
të tilla, amerikanët synojnë edhe
përmirësimin e imazhit të tyre
në botë dhe krijimin e një klime
më të sigurt brenda vendit. Plani
i Obamës për të publikuar sot
projektbuxhetin e detajuar. Nëse
ky plan do të aprovohet, atëherë
menjëherë 70% e tij do t‘i kalojë
planit për shëndetin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›