Kombëtarja humbet një tjetër vend
Spiralja në rënie e Shqipërisë në renditjen e FIFA-s
vazhdon ende. Sipas publikimit të fundit të bërë dje.
Kombëtarja kuqezi ka humbur edhe një tjetër vend në
klasifi kimin botëror të organizmit më të lartë të futbollit
ndërkombëtar. Përfaqësuesja jonë pozicionohet e 92-ta
me 390 pikë, duke zbritur kështu një vend në krahasim
me renditjen e muajit prill. Shqipëria është kështu një
ndër 13 skuadrat evropiane që kishin pësuar rënie
në këtë klasifi kim. Një tjetër e veçantë e renditjes së
muajit maj është edhe fakti se kuqezinjtë janë i vetmi
ekip i Grupit 1 eliminator të Botërorit 2010 që ka pësuar
ndryshim pozicioni me kah negativ. Edhe Malta modeste
ishte ngjitur një vend dhe tani pozicionohej e 150-ta.
Portugalia nuk ka pësuar asnjë lëvizje (e 11-ta në FIFA).
Edhe Danimarka e Suedia kanë mbetur në vend (29 e 31).
Përveç Maltës, shenja +1 shoqëron edhe Hungarinë, e
cila tani pozicionohet e 43-ta. Renditja botërore dhe ajo
evropiane kryesohet nga Spanja (1729 pikë), Gjermania
(1362) e Holanda (1360).