E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari-Vllaznia 1-0, ekspres Progni

/* */

Flamurtari siguroi një fitore të çmuar 1-0 ndaj Vllaznisë, në javën e 6-të të Kategorisë Superiore, falë një goli të shpejtë të sulmuesit Gerhard Progni (3’).

Flamurtari mori kryesimin e Superligës, me 12 pikë, po aq sa Teuta, që nga ana e saj do të luajë të dielën me Skënderbeun në Durrës.

Për Vllazninë, kjo ishte humbja e tretë në po aq ndeshje në transfertë: 1-0 me Kamzën, 2-1 me Kastriotin në Krujë dhe 1-0 me Flamurtarin në Vlorë.

Për kuqezinjtë e Edmond Lutaj ky ishte suksesi i 31-të rresht në shtëpi. Për kampionat humbja e fundit daton, më 20 nëntor 2009, në atë humbje 2-0 me Tiranën.

Gjithsesi, për herë të fundit për Kupën e Shqipërisë ishin mundur në Vlorë 1-0 nga Bylisi (8 dhjetor 2010).

Kjo ishte fitorja e 45-të në 144 ndeshje historike me Vllazninë (66 fitore, 33 barazime).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›