E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sadiku realizon golin e radhës

/* */

Armando Sadiku shënoi golin e tij të radhës, në humbjen befasuese 3-1 të Lokarnos në shtëpi kundër Kriens, në javën e 10-të të Challenge League, në kampionatin zviceran.

Sulmuesi elbasanas shënoi në minutën e 87-të golin e barazimit, por miqtë nga Kriens shënuan dy gola në minutat 89 dhe 90, ky i fundit me anë të kosovarit Gëzim Shalaj.

Për Sadikun ky ishte goli i gjashtë në nëntë ndeshje, dy më pak se lideri Igor Tadic i Kriens, 8 gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›