Flamurtari dhe Vllaznia kërkojnë fitoren në tavolinë
Vlorë - Flamurtari është skuadra e dytë, pas Vllaznisë, që kërkon kualifikimin për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Pretendimi i dy klubeve bazohet në rregulloren e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku në nenin 36, pikë 25, thuhet: “Një lojtar nuk mund të luajë për dy skuadra të ndryshme brenda një sezoni në Kupën e Shqipërisë".
Partizani në ndeshjen kundër Flamurtarit ka aktivizuar futbollistët Gjondeda dhe Bakalli, të cilët kanë luajtur më parë këtë sezon me Teutën dhe Elbasanin. Ndërsa, Dinamo ka aktivizuar Elis Bakajn, i cili më parë ka luajtur me Partizanin. Për këtë Vllaznia dhe Flamurtari kërkon përmbysjen e rezultatit në tavolinë, dhe kualifikimin për në çerekfinalen e kupës.
Burime pranë FSHF-së shprehen se pretendimet e të dyja skuadrave do të merren në shqyrtim.