Flamurtari fiton Kupen "Pavaresia" dhe pret Tiranen
Flamurtari fitoi Kupen "Pavaresise" dhe dy dite pas ketij suksesi do te prese bardheblute ne kampionat, me shprese qe te shenoje fitoren e radhes si ne ndeshjen e pare te ketij edicioni, per t'i shpetuar fundit te klasifikimit. Dje Flamurtari fitoi turneun e futbollit, i pari i ketij lloji ne Shqiperi, ndaj ekipeve te Prishtines dhe Shkendijes se Tetoves. Ndeshjet jane zhvilluar me nga 45 minuta dhe te tria perballjet perfunduan ne barazim pa gola. Vendasit fituan ne fund me 11-metersh, ne nje dite festive ne Vlore, ku ishin te pranishem njerez nga te gjitha krahinat e vendit. Ne Vlore, ne cdo pervjetor te 28 Nentorit, do te zhvillohet nje turne i tille futbolli.