E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tajger Uds, ne polici pas aksidentit

Policet do te marrin ne pyetje kampionin e madh te Golfit, Tajger Uds, pas aksidenti qe i ndodhi gjate diteve te fundit. Sportisti me i paguar ne bote, Uds eshte perplasur me makine, pas daljes nga shtepia dhe policia dyshon se mos perplasja ka qene e qellimshme. Tajger Uds po udhetonte me nje makine 'Cadillac" dhe pas perplasjes eshte gjetur me disa demtime te lehta ne fytyre. Raportohet se ka qene se bashku me gruan e tij ne makine dhe ajo e ka ndihmuar ate pas aksidentit, qe t'i drejtohet spitalit, ku mori edhe ndihmen e pare. Tajger Uds duhet te jape shpjegime ne polici per detajet rreth ngjarjes, teksa autoritetet policore konfirmuan per mediat, se sportisti do te jape shpjegime te hollesishme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›