E Shtunë, 31 Tetor 2026

Triplete e Runit, Mancesteri pret ndonje gabim te Celsit

Uejni Runi shenoi nje triplete ne ndeshjen e djeshme ndaj Portsmuthit, teksa "Djajte e Kuq" fituan 4-1 ne fund te takimit. Me kete fitore, Mancesteri ndjek Celsin ne krye te klasifikimit, ne gare per te fituar titullin kampion te Premier Liges. Kjo ishte fitorja e dyte radhazi, e para pas dy muajve per ekipin e Ferguson. Nga ana tjeter trajneri i sapo emeruar ne stolin e Portsmuthit, Avram Grant nuk pati fat, ne ndeshjen debutuese. Runi ishte ai qe beri te deshtoje ne kete takim ish-trajneri i Celsit, qe shpresonte te rikthente Portsmuthin ne anen e rezultateve pozitive. Mancester Siti edhe pas rikthimit te brazilianit, Robinjo, pas tre muajve nuk beri asgje me shume dhe skuadra e Mark Hjuxh u pajtua ne fund me nje barazim 1-1. Shaun Urajt-Filips shenoi per Sitin dhe ne fund Bulard barazoi me 11-metersh rezultatin e ndeshjes per ekipin e Hull. Premier Liga do te vijoje sot me sfiden e madhe, Arsenal- Celsi. Junajtid shpreson qe nga kjo perballje te afrohet ne krye te Premier Liges.

Premier Lige

Dje

Blekbern -Stouk 0-0

Fulhem - Bolton 1-1

Mancester S.-Hull 1-1

Portsmuth- Mancester U 1-4

Uest Hem-Bernli 5-3

Vigan-Sanderlend 1-0

Sot

Everton-Liverpul

Uolves-Bermingem

Arsenal- Celsi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›