E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamurtari, gjysmëhapi drejt finalesFlamurtari fitoi 1-0 sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë kundër Shkumbinit. Kryevepra ishte Halim Begajt, i cili realizoi në të 27’ edhe golin e vetëm të takimit

Flamurtari fitoi 1-0 sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë kundër Shkumbinit, duke hedhur një gjysmëhapi drejt finales së 13 majit të edicionit të 57-të të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm futbollistik shqiptar.

Bledjon Guga goditi shtyllën në minutën e 10-të, por kryevepra ishte Halim Begajt, i cili realizoi në të 27’ edhe golin e vetëm të takimit pas edhe një pune të bukur kroato-brazilianit Robert Alvizh. 

Sulmuesi Ardit Shehaj pati një rast të mirë për të dyfishuar në minutën e 70-të, por goditja me të majtën e 18-vjeçarit përfundoi ngjitur me shtyllën pingule të portës së mbrojtur nga portier me përvojë i Shkumbinit, Ervin Llani.

Në njëzet minutat e fundit lojtarët e dy skuadrave shfaqën shenja lodhje e nervozizëm, duke mos gjetur dot rrugën e golit.

Takimi i kthimit do të luhet pas dy javës në Peqin, më 29 prill, me avantazhin e lehtë të vlonjatëve të cilët ëndërrojnë ta fitojnë për herë të tretë Kupën e Shqipërisë, por pa dyshim që Shkumbini do të bëjë gjithçka për të arritur për herë të parë në një finale kupe. 

KUPA E SHQIPERISE
GJYSMEFINALJET

FLAMURTARI-SHKUMBINI 1-0
Shënues: Begaj 27’
Gjyqtar: Sokol Jareci

E Merkure, 15 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›