Vllaznia – Tirana, barazimi i tretë sezonalDy shtylla, nga një për secilin ekipi, fillimisht Bledar Devolli për Tiranën e më pas Xhevair Sukaj për Vllazninë, prodhuan edhe momentet më emocionuese të supersfidës së parë.

Vllaznia e Tirana u ndanë sërish në barazim pa gola në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, i treti rresht duke përfshirë edhe dy përballjet sezonale në kampionat (0-0 në “Loro Boriçi” e 1-1 në “Selman Stërmasi”), duke dëshmuar se janë dy rivale të mëdha e të denja si për titullin kampion ashtu dhe për trofeun e Kupës.
Në një “Loro Boriçi” të tejmbushur e spektakolar nën projektorë (takimi nisi në orën 18:30), dy formacionet më të mira për momentin, nuk e gjetën dot rrugën e rrjetës edhe pse Tirana ka golashënuesin më të mirë të kampionatit (Memellin, 25 gola gjatë këtij sezoni) e Vllaznia dy bomberë të jashtëzakonshëm (Sinani-Sukaj, 20 gola së bashku).
Dy shtylla, nga një për secilin ekipi, fillimisht Bledar Devolli për Tiranën e më pas Xhevair Sukaj për Vllazninë, prodhuan edhe momentet më emocionuese të supersfidës së parë.
Takimi i kthimit në kryeqytet, në pamje të parë favorizon Vllazninë, së cilës i mjafton çdo lloj barazimi me gola për t’u kualifikuar (plus çdo lloj fitoreje), ndërkohë që Tirana si alternativë të vetme për të shkuar në finale ka fitoren.
KUPA E SHQIPËRISË
GJYSËMFINALET
Ndeshjet e para
FLAMURTARI-SHKUMBINI 1-0
Shënues: Begaj 27’
Gjyqtar: Sokol Jareci
VLLAZNIA-TIRANA 0-0
Gjyqtar: Sokol Çekaj
Takimet e kthimit, me 29 prill, ora 16:00
E Merkure, 15 Prill 2009