Flamurtari i jep lamtumiren e parakohshme Kupes se Shqiperise

Takimet e kthimit ne turin e dyte kane percaktuar dje kater ciftet cerekfinaliste te edicionit te 59-te Kupes se Shqiperise
Dinamo Tirana Bylisi dhe Shkumbini nga grupi A si dhe Besa Laci Vllaznia dhe Skenderbeu nga grupi B jane tete ekipet cerekfinaliste te edicionit te 59-te te Kupes se Shqiperise. Ky ishte verdikti i dale pas ndeshjeve te kthimit te turit te dyte me surprizen e madhe te eliminimit te parakohshem te Flamurtarit kryesuesit aktual te Superliges dhe 3 here fitues i kompeticionit 1985 1988 2009. Ne cerekfinale sipas skemes se paracaktuar do te kemi keto cifte Shkumbini-Dinamo dhe Bylis-Tirana ne grupin A si dhe Skenderbeu-Besa dhe Vllaznia-Laci ne grupin B. Takimet zhvillohen me 16 shkurt dhe 2 mars te vitit 2011. Besa - ende ne gare - eshte fituese ne fuqi e kompeticionit nderkohe qe rekordmen eshte Partizani - 15 trofe - i eliminuar qysh ne turin e pare eliminator te turneut nga Kamza.
Grupi A
Ne grupin A Dinamo nuk e pati te veshtire ndaj Kamzes se Kategorise se Pare ne ndeshjen e zhvilluar ne impiantin nderkombetar Qemal Stafa. Blute e Blankos triumfuan 2-0 ne nje stervitje luksi ndaj kamzalinjve te udhehequr nga ish-trajneri i Partizanit Skerdi Bejzade. Nderkohe Tiranes i teproi fitorja 3-0 ne ndeshjen e pare ne Velipoje per te eliminuar Aden pas barazimit 2-2 ne kompleksin stervitor Skender Halili. Miqte nga Velipoja qe luajne ne Kategorine e Pare shenuan te paret me ane te Jurgen Gjinit duke e mbyllur pjesen e pare ne avantazh. Me pas ne fraksionin e dyte dy gola brenda pese minutash fillimisht me Gentian Mucen 55 e me pas me Ergys Sorren 60 vendasit mbyllen takimin pavaresisht se Gjini fiksoi shifrat 2-2 dhjete minuta perpara perfundimit te ndeshjes. Nderkohe Bylisi eshte fituesi i madh i turit te dyte pasi eliminoi ne menyre surprize gjigantin Flamurtari pikerisht me nje fitore 1-0 ne Vlore duke lene jashte nje prej pretendenteve me te medhenj e qe e ka fituar kompeticionin 3 here 1985 1988 2009. Fatin e kualifikimit te pare direkt te Bylisit ndash ndaj dy te Flamurtarit ndash e vendosi nje gol i shpejte i Armando Geges 11. Ndeshja e pare ne Adush Muca ishte mbyllur ne barazim pa gola. Nga ana e tij Shkumbini u kualifikua per here te 11-te ne cerekfinalet e Kupes e Shqiperise. Pavaresisht barazimit 2-2 ne ndeshjen e kthimit me Kastriotit ndash ne debutimin e trajnerit te ri Perparim Daiu - peqinasit u kualifikuan fale fitores 3-1 te arritur ne takimin e pare ne Kruje. Erjon Mustafaj shenoi golin e pare per peqinasit goli i tij i dyte ne kupe por Enkel Alikaj dhe Ivan Babic e cuan rezultatin ne 2-1 per Kastriotin. Golin e barazimit per Shkumbinin e realizoi boshnjaku Altin Gerbobic edhe per te goli i dyte ndaj Kastriotit.
Grupi B
Ne Grupin B Besa fituesja ne fuqi e Kupes ne fuqi eliminoi Lushnjen e Kategorise se Pare pas fitores minimale 1-0 dhe me rezultatin e pergjithshem po 1-0 pasi takimi i pare ne Roza Haxhiu kishte perfunduar pa gola. Golin e kualifikimit te 6-te Beses ne raport me 3 te lushnjareve e shenoi Bilal Velia ne minuten e 15-te. Nderkohe qe Laci e ktheu ne stervitje ballafaqimin me Gramozin duke triumfuar 4-0 ndaj kolonjareve te Kategorise se Pare. Ne Erseke Gramozi dhe Laci u ndane ne ndeshjen e pare ne nje barazim 2-2. Heroi i ndeshjes ishte Nexhmedin Selimi autori nje i hat-trick nje gol me penallti. Vilfor Hysa kompletoi pokerin e lacjaneve te Stavri Nices. Kosovari me pasaporte zvicerane Selimi behet keshtu lojtari i peste qe shenon tre gola ne nje ndeshje deri tani ne kete edicion. Me pare kishin shenuan Bakaj i Dinamos kunder Luzit Hasa i Beses kunder Sopotit Dimo i Bylisit kunder Beselidhjes dhe po Arberi i Bylisit kunder Beselidhjes. Ndersa edhe Vllaznia kopjoi Lacin duke marre fitore te thelle. Djemte e Mirel Joses fituan 4-0 ndaj nje Elbasanit te rinjve ne takimin e zhvilluar ne nje fushat sportive te qytetit te Shkodres. Serbi Marko Jovanovic dopjete Edon Hasani dhe Albert Kaci kompletuan fitoren e dyfishte te shkodraneve ndaj verdhebluve duke futur ne kete llogari edhe fitoren 1-0 ne ndeshjen e zhvilluar ne Ruzhdi Bizhuta. Tre gola per Jovanovicin ne kupe. Kjo ishte fitorja e 9-te e Vllaznise ndaj 6 te Elbasanit 3 barazime. Nderkohe qe takimin e fundit Skenderbeu mori nje fitore bindese 2-0 ndaj Teutes ne Niko Dovana duke bere te pavlefshem barazimin 0-0 ne takimin e pare ne Korce. Golat per ujqerit e debores mbajne firmat e boshnjakut Ivan Jolic dhe argjentinasit Rafael Soza.