E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamurtari, Çipi kundër MaganitTrajneri Gugash Magani i kërkoi shefit të klubit, Geri Çipi, rikthimin e gjashte lojtareve te pezulluar

Rrjetet sociale:

Flamurtari barazoi 1-1 me Apoloninë në Fier në javën e fundit të Superligës, duke dhënë një sinjal “ringjallje”. Në atë takim munguan gjashtë lojtarët e pezulluar Moçka, Begaj, Guga, Beqiri si dhe Ngjela e Bashiç, këta dy të fundit duket se i kanë dhënë lamtumirën skuadrës vlonjate.

Në javën e 10-të Flamurtari do të presë Laçin dhe trajneri Gugash Magani i kërkoi shefit të klubit, Geri Çipi rikthimin e tyre, gjë që u hodh poshtë në mënyrë kategorike nga ky i fundit. “Edhe për këtë javë (kundër Laçit) ata nuk do të jenë në në dispozicion të trajnerit (Magani)”, - citohet Çipi nga “Panorama Sport”.

Numri i klikimeve - 378
  E Marte, 03 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›