Policia Rrugore vendos rreth 14 000 masa administrative
Kështu, në segmentin rrugor të superstradës Tiranë-Durrës, kanë vendosur gjithësej 136 masa administrative drejtuesve të mjeteve, kryesisht masa në drejtim të : ecje tej normave të lejuara të shpetësisë si dhe për mos vendosje të rripit të sigurimit. Po ashtu, janë tërhequr 7 leje drejtimi të drejtuesve të mjeteve, ku nga konstatimi i bërë me radar të shërbimeve të policisë rrugore, shpejtësia e tyre ka qënë mbi 120 kilometër.
Ndërkohë, gjatë kësaj jave, nga shërbimet e policisë rrugore janë vendosur rreth 14 000 masa administrative për ecje tej normave të lejuara; për parakalim të gabuar; për mos përdorim të kaskës mbrojtëse; për mosvendoje të rripit të sigurimit; për mos përdorim të dritave; për përdorim të celularit gjatë dhënies së mjetit; për mos respektim të sinjalistës rrugore etj.
Në këtë kuadër Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë, ka organizuar disa shërbime policore në drejtim të bllokimit të mjeteve, kryesisht të tipeve ciklomotorë dhe motocikleta, të cilët qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse. Policia e Tiranës, sheh si domosdoshmëri mirëkuptimin dhe mbështetjen e opinionit publik duke ftuar të gjithë përdoruesit e rrugës, në ndërgjegjësimin për të zbatuar me korrektësi normat e sjelljes gjatë drejtimit të mjetit dhe rregullat e legjislacionit rrugor, të përcaktuar në Kodin Rrugor.