E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Flamurtari kërkon fitoren me Turbinën

Flamurtari rikthehet në fushën e vet pas dy javësh në transfertë, ndërsa këtë të shtunë do të përballet në Vlorë me Turbinën. Dy skuadra me objektiva të ndryshme, sepse vlonjatët luajnë për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore, kurse cërrikasit luftojnë për mbijetesë. Për drejtorin sportiv të Flamurtarit, Alfred Ferko, është shumë e rëndësishme që skuadra e ka nisur vitin me rezultate pozitive, 2-0 ndaj Luzi 2008 dhe 1-1 me Korabin.

“Na jep moral. Jemi mirë dhe do të vazhdojmë për objektivin kryesor që kemi, që është ngjitja në Kategorinë Superiore. E kemi thënë që në fillim dhe nuk ndryshojmë asnjëherë objektivat tona”, thotë Ferko,

Vlonjatët nuk e nënvlerësojnë kundërshtarin, ndërsa kanë vetëm një objektiv që është fitorja e ndeshjes me Turbinën.

“Janë dy ekipe që kanë objektiva të ndryshme duke parë që Turbina është në vështirësi. Ne kemi respekt për kundërshtarin dhe duhet ta fitojmë ndeshjen, sepse kemi të gjitha kualitetet për të arritur tek suksesi”, nënvizon drejtori sportiv i Flamurtarit, Alfred Ferko.

Ndeshja me Turbinën luhet në ora 13:00 të shtunën në Vlorë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›