E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Atletikë, Girma shkrumbon rekordin e vendosur 25 vite më parë

Në mitingun që po mbahet në Hauts de France Pas de Calais në Lievin etiopiani Lamecha Girma ka vendosur mbrëmë rekord në garën e 3000 metrave. Në këtë disiplinë rekordi i përkiste Daniel Komen, i cili përshkroi 3000 metrat në Budapest 25 vite më parë për kohën 7.24.90.  

Sa i përket Girma-s, falë tre gregarëve dhe këpucëve super, arriti që të kalonte finishin kur kronometri rregjistronte kohën 7.23.85.

Në pod u ngjit edhe spanjolli Mohamed Katir, i cili vendosi rekord europian me kohën 7.24.68. Vendi i tretë i shkoi kenianit Jakob Krop me kohën 7.31.35.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›