Kupa e Shqipërisë, ja finalistët

Tirana – Erzeni është finalja e Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, teksa të mërkurën pasdite janë luajtur ndeshjet e kthimit të raundit gjysmëfinal. Tirana ka mundur me vështirësi Partizanin, 3-2, ndërsa të kuqtë e Ylli Tomorrit janë përpjekur të përmbysin situatat pas humbjes në ndeshjen e parë 1-3. Seti i parë është për Partizanin, 20-25. Kundërpërgjigjet Tirana, teksa fiton të dytin 25-23. Reagon përsëri Partizani, që triumfon në setin e tretë 23-25. Mirëpo bardheblutë nuk lëshojnë më. Marrin setin e katërt 25-22 dhe në finale 15-11 dhe krejt ndeshjen, pas rreth 2 orë e gjysëm, 3-2. Më e shpejtë dhe më e lehtë fitorja e Erzenit ndaj Vllaznisë, 3-0. Për femrat finalja e Kupës së Shqipërisë do të jetë Skënderbeu – Partizani.