E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamurtari, largohen Ngjela e BashiçNgjela, një ish-lojtar i Skënderbeut, Besëlidhjes e Partizanit, nuk arriti të shënonte asnjë gol për Flamurtarin gjatë këtij sezoni.

Rrjetet sociale:

Sulmuesi Marjus Ngjela (26 vjeç) dhe mbrojtësi kroat Marko Bashiç (25 vjeç) nuk do të jenë më pjesë e Flamurtarit të vendit të fundit në Kategorinë Superiore.

Ngjela, një ish-lojtar i Skënderbeut, Besëlidhjes e Partizanit, nuk arriti të shënonte asnjë gol për Flamurtarin gjatë këtij sezoni.

Ngjela u aktivizua në 6 ndeshje me Flamurtarin në kampionat dhe 2 ndeshje në Ligën e Europës.

Drejtuesit pezulluan edhe kapitenin Halim Begaj, portierin Shëptim Moçka, mbrojtësit Bledjon Guga dhe Orjand Beqiri.

Flamurtari, fitues në fuqi i Kupës së Shqipërisë,
ka pësuar 5 humbje në 8 javë kampionat, me Dinamon, Teutën, Gramozin, Skënderbeun dhe Besën.

Skuadra e drejtuar në fillim të sezonit nga Eqerem Memushi dhe tani nga Gugash Magani renditet në vendin e fundit me 7 pikë në 8 ndeshje.

Numri i klikimeve - 310
  E Merkure, 28 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›