Hyka, “viktimë” e konkurrencësMesfushori i Kombëtares është aktivizuar vetëm në katër nga dhjetë ndeshjet e Maincit

Rrjetet sociale:
Jahmir Hyka është “viktimë e pastër” e konkurrencës së madhe te Mainc 05, skuadra gjermane e Bundesligës 1. Këtë pranon vetë trajneri Thomas Tuchel, i cili thekson për të tani “është bërë shumë e vështirë për të zgjedhur formacionin që do të hedhë në fushë”.
“Në grupin e lojtarëve janë pesë apo gjashtë futbollistë që janë shumë të mirë, por që jam i detyruar t’i mbaj në bankinë”, - tha Tuchel për gazetën gjermane “Allgemeine Zeitung”, duke pranuar se Hyka është një i tillë. “Gjithsesi, ka një arsye taktike se përsa këta lojtarë qëndrojnë në bankinë”.
21-vjeçari Hyka (ne foto me mbrojtesin e Bajernit, Filip Lahm) është aktivizuar në katër nga dhjetë ndeshjet e zhvilluara deri tani në Bundesliga 1, në total 78 minuta, ndeshja e fundit e tij është ajo kundër Verder Bremenit (java e 7-të), takim i humbur nga Mainci 3-0.
Mainc 05 së fundi fitoi 3-0 me Frajburgun dhe mesfushori i Kombëtares shqiptare qëndroi në bankinë. Mainc 05, i porsangjitur në Bundesliga 1 është duke bërë një sezon të mirë, duke u renditur për momentin në vendin e 8-të, me 17 pikë.
Numri i klikimeve - 309
E Marte, 27 Tetor 2009