Flamurtari ngre flamurin në Krujë

Një gol i vonshëm i Nijaz Lenës i dha siguroi fitoren Flamurtarit në Krujë, në triumfin 2-1 ndaj Kastriotit, reduktuar në dhjetë lojtarë, në ndeshje hapëse të javës së 17-të të Kategorisë Superiore.
Pas një pjese të parë pa gola, ishte golashënuesi më i mirë i Flamurtarit, Daniel Xhafaj, ai që kaloi në avantazh kampionët e dimrit në minutën e 49-të. Goli i tij i 11-të sezonal, dy prej të cilëve të realizuar kundër Kastriotit.
Kastrioti reagoi fuqishëm, dhe në mintuën e 82-të barazoi shifrat me anë të Erjon Xhafës, përpara se mbrojtësi krutan Rigels Hoxha të ndëshkohej më kartonin e dytë të verdhë e rrjedhimisht të kuq në të 87’.
Fatin e takimit e vendosi mesfushori Nijaz Lena në minutën e 89-të, kur shqiptari nga Maqedonia – me golin e tij të dytë sezonal, të dy të shënuar kundër krutanëve - fiksoi shifrat 2-1 dhe fitoren e parë të Flamurtarit në vitin 2011, të katërtën në transfertë (në 9 ndeshje) dhe të 12-n sezonale në 17 takime.
Për Flamurtarin kjo ishte fitorja e 11-të në 22 përballje me Kastriotin (7 fitore, 4 barazime). Edhe në fazën e parë Flamurtari kishte fituar në Vlorë me rezultatin pastër 3-0.
Flamurtari, lideri i kampionatit (37 pikë), thelloi kryesimin në gjashtë pikë ndaj Skënderbeut (31), që ditën e hënë do të përballet në kryeqytet me Tiranën e vendit të katërt (26).
Kjo ishte humbja e parë e Kastriotit, pas një serie pozitive prej katër ndeshjesh në Krujë, kur të fundit e kishte humbur me Dinamon (po 2-1), në javën e 9-të.
Të shtunën, do të luhen takimet Bylis-Laçi (13:00) dhe Vllaznia-Besa (13:00), ndërsa të dielën Elbasani-Dinamo (13:00) dhe Shkumbini-Teuta (13:00).
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 17
Të premten, 21.01.2011
Kastrioti-Flamurtari 1-2
Të shtunën, 22.01.2011
Bylis-Laçi 13:00
Vllaznia-Besa 13:00
Të dielën, 23.01.2011
Elbasani-Dinamo 13:00
Shkumbini-Teuta 13:00
Të hënën, 24.01.2011
Tirana-Skënderbeu 17:00
RENDITJA
1. Flamurtari* 37
2. Skënderbeu 31
3. Vllaznia 28
4. Tirana 25
5. Dinamo 25
6. Teuta 21
7. Laçi 21
8. Shkumbini 20
9. Kastrioti* 20
10.Besa 15
11.Bylis 15
12.Elbasani 9
* Një ndeshje më shumë
- Elbasani është penalizuar me –3 pikë nga FIFA për shkak të mospagimit të lojtarit Darko Periç
GOLASHËNUESIT
12 gola: Pejiç (Tirana)
11 gola: D. Xhafaj (Flamurtari)
8 gola: Balaj (Dinamo); Bërkiç –1p (Skënderbeu)
7 gola: Çota (Teuta); Vila – 1p (Dinamo)
6 gola: Sinani (Vllaznia); Kuli –1p (Shkumbini), Dalipi -1p (Elbasani); Cikalleshi –1p (Besa)
5 gola: Martinena (Dinamo); Dimo (Bylis); Babiç (Kastrioti); Sadiku (Elbasani), Soza (Skënderbeu); Mile – 1p(Laçi);
4 gola: Selimi –2p (Laçi); Soza, Joliç (Skënderbeu); Mihani –1p (Besa); F.Xhafa (Bylis), Ahmataj (Flamurtari); Alikaj (Kastrioti);
3 gola: Grizha, Gërboviç (Shkumbini); A.Lila –1p, Plaku (Tirana); Shkëmbi –1p (Skënderbeu), Nora (Shkumbini);
2 gola: Biskup (Skënderbeu); Veliaj, Progni, Sakaj –2p, Bajevski, Lena (Flamurtari); A.Lila –1p, Plaku (Tirana); Jovanoviç 1p, Vajushi, Nallbani (Vllanzia); Guy, Popoviç (Bylis); Alikaj, Alvizh (Kastrioti); Frashëri (Teuta), Hysa, Marashi (Laçi)
1 gol: Ristevski, Gava, Lloga, Radoviç (Elbasani); Malindi, Muka, Osmani, Zizoviç, Tusha, Morina, S.Lilaj (Tirana); Rajoviç, Shtubina, Gocaj (Vllaznia); Gega, Egbo –1p, Bega, Kepi, Kule (Bylis); Dervishi, Shenaj, Mujdragiç (Shkumbini), Djarmati, Jushi, Tepshi, Muçollari, Shameti, Turdiu –1p, Leci, E.Xhafa (Kastrioti); Roshi, Shehaj, Liçaj, Devolli (Flamurtari); Vishaj (Skënderbeu); Çavriç, Hysa, Vuçaj, Kaja, Shazivari, Buljan (Laçi); A.Hoxha, Sheta, Dosti (Teuta), Malarkane, Allmuça, Sefa, Muzaka (Dinamo), Velija, Dos Santos (Besa)
Autogola: Ramazani (Elbasani, në favor të Bylisit); Ristovski (Skënderbeu, në favor të Elbasanit); Sakaj (Flamurtari, në favor të Elbasanit); Jakupi (Besa, në favor të Skënderbeut), Lako (Skënderbeu, në favor të Teutës); Fagu (Skënderbeu, në favor të Vllaznisë).
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 21 Janar 2011