E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia, me hap "zonje" te madhe

(ALBANIA-SPORT) - Vllaznia ruajti profilin e një pretendenteje të madhe për titullin kampion, pas fitores 2-1 ndaj Besës në “Loro Boriçi”, në takimin e javës së 17-të të Kategorisë Superiore, duke u barazuar me pikë me Skënderbeun e vendit të dytë (34 pikë, por me një ndeshje më pak).

Kjo ishte fitorja e nëntë sezonale e formacionit të Mirel Josës, që synon titullin e dhjetë në historinë e klubit më të vjetër në Shqipëri.

Blerja dimërore e Besës, kroati Matko Djarmati, në minutën e 16-të shënoi një autogol në portën e tij, duke befasuar një tjetër blerje të kavajsve, portierin Elivs Kotori.

Ky është edhe autogoli i dytë që shënon një lojtar i Besës, pas atij të Jakupit në favor të Elbasanit dhe i gjashtë i shënuar në këtë kampionat, pas atyre të realizuar nga Ramazani i Elbasanit (në favor të Bylisit); Ristovskit të Skënderbeut, (në favor të Elbasanit); Sakajt të Flamurtarit (në favor të Elbasanit); Lakos së Skënderbeut (në favor të Teutës) dhe Fagut (Skënderbeu, në favor të Vllaznisë).

Pas disa përpjekjeve të Rajoviçit (Vllznia) dhe Mancakut (Besa), pjesa e parë u mbyll me avantazhin e kuqebluve. Pas rasteve të Marko Dos Santosit dhe Bledar Mancakut, të ndalur nga portieri i Vllaznisë, Miroslav Vujadoniviç, mesfushori i Ndriçim Shtubina shënoi golin e dytë në minutën e 75-të, duke shuar shpresat e kavajasve për një barazim të mundshëm në Shkodër.

Goli statistikor të Besës e shënoi sulmuesi Fatjon Sefa, në minutën e 92-të, rrjetë që i shërbeu vetëm ish-lojtarit të Dinamos, për t’u ngjitur në kuotën e dy golave, nga një për çdo fanellë të veshur prej gjatë këtij sezoni.

Të premten, Flamurtari fitoi 2-1 me Kastriotin në Krujë, me golat e Daniel Xhafaj (goli i tij i 11-të sezonal) dhe Nijaz Lenës, përkundër golit të Erjon Xhafës së Kastriotit, që nga ana e tij e mbylli ndeshjen me dhjetë lojtarë.

Besa, pas dy fitoreve në dy ndeshjet e fundit, humbi sërish terren, duke koleksionuar humbjen e tetë, pavarësisht përforcimeve të bujshme në merkaton e verdhezinjve.

Në programin e javës së 17-të janë dhe takimet Elbasani-Dinamo, Shkumbini-Teuta dhe Tirana-Skënderbeu.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 17

Të premten, 21.01.2011
Kastrioti-Flamurtari     1-2

Të shtunën, 22.01.2011
Bylis-Laçi            1-2
Vllaznia-Besa        2-1

Të dielën, 23.01.2011
Elbasani-Dinamo        13:00
Shkumbini-Teuta        13:00

Të hënën, 24.01.2011
Tirana-Skënderbeu    17:00

RENDITJA
1      Flamurtari        17      +14      37
2     Skënderbeu      16     +9     31
3     Vllaznia        17     +3     31
4     Tirana        16     +9     26
5     Dinamo        16     +4     25
6     Laçi             17     +0     24
7     Teuta            16     +2     21
8     Shkumbini        16     -3     20
9     Kastrioti        17     -6     20
10     Besa            17     -10     15
11     Bylis            17     -11     15
12     Elbasani         16     -11     9
- Elbasani është penalizuar me –3 pikë nga FIFA për shkak të mospagimit të lojtarit Darko Periç

GOLASHËNUESIT

12 gola: Pejiç (Tirana)

11 gola: D. Xhafaj (Flamurtari)

8 gola: Balaj (Dinamo); Bërkiç –1p (Skënderbeu)

7 gola: Çota (Teuta); Vila – 1p (Dinamo)

6 gola: Sinani (Vllaznia); Kuli –1p (Shkumbini), Dalipi -1p (Elbasani); Cikalleshi –1p (Besa)

5 gola: Martinena (Dinamo); Dimo (Bylis); Babiç (Kastrioti); Sadiku (Elbasani), Soza (Skënderbeu); Mile – 1p(Laçi);

4 gola: Selimi –2p (Laçi); Soza, Joliç (Skënderbeu); Mihani –1p (Besa); F.Xhafa (Bylis), Ahmataj (Flamurtari); Alikaj (Kastrioti);

3 gola: Grizha, Gërboviç (Shkumbini); A.Lila –1p, Plaku (Tirana); Shkëmbi –1p (Skënderbeu), Nora (Shkumbini); Hysa, (Laçi)

2 gola: Biskup (Skënderbeu); Veliaj, Progni, Sakaj –2p, Bajevski, Lena (Flamurtari); A.Lila –1p, Plaku (Tirana); Jovanoviç 1p, Vajushi, Nallbani, Shtubina (Vllanzia); Guy, Popoviç (Bylis); Alikaj, Alvizh (Kastrioti); Frashëri (Teuta), Zhazivari, Marashi (Laçi), Sefa (1 Dinamo, 1 Besa),

1 gol: Ristevski, Gava, Lloga, Radoviç (Elbasani); Malindi, Muka, Osmani, Zizoviç, Tusha, Morina, S.Lilaj (Tirana); Rajoviç, Gocaj (Vllaznia); Gega, Egbo –1p, Bega, Kepi, Kule, Uashington (Bylis); Dervishi, Shenaj, Mujdragiç (Shkumbini), Djarmati, Jushi, Tepshi, Muçollari, Shameti, Turdiu –1p, Leci, E.Xhafa (Kastrioti); Roshi, Shehaj, Liçaj, Devolli (Flamurtari); Vishaj (Skënderbeu); Çavriç, Vuçaj, Kaja, Buljan (Laçi); A.Hoxha, Sheta, Dosti (Teuta), Malarkane, Allmuça, Sefa, Muzaka (Dinamo), Velija, Dos Santos (Besa)

Autogola: Ramazani (Elbasani, në favor të Bylisit); Ristovski (Skënderbeu, në favor të Elbasanit); Sakaj (Flamurtari, në favor të Elbasanit); Jakupi (Besa, në favor të Skënderbeut), Lako (Skënderbeu, në favor të Teutës); Fagu (Skënderbeu, në favor të Vllaznisë), Djarmati (Besa, në favor të Vllaznisë).

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 22 Janar 2011

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›