Flamurtari perfundon marreveshjen me Smajlin

Mbrojtësi Dritan Smajli do të jetë përfundimisht i Flamurtarit.
Ish-futbollisti i Vllaznisë ka përfunduar gjithçka me klubin vlonjat, madje pritet të fusë në xhep edhe këstin e parë të pagesës sipas kontratës.
Futbollisti lezhjan ka qenë ndër më të dalluarit për shkodranët gjatë sezoneve të fundit, madje ka mbajtur shpesh edhe shiritin e kapitenit.
Ambiciet e Flamurtarit e bindën të ndërronte fanelë.
Veçse, klubi bregdetar ka probleme me mbrojtësin Toni Pezo. Lojtari kroat besohet se do të kërkojë 17 000 euro nga Flamurtari, para që pretendon se nuk i janë dhënë dhe çështja mund të shkojë në gjykatën sportive, madje deri në FIFA.
Pezo ka luajtur më parë me Tiranën dhe nuk ka ndërmend të vazhdojë në kampionatin shqiptar
Së fundi, vlonjatët kërkojnë mbrojtësin Dushku nga Tirana si dhe sulmuesin fierak Ribaj për të ndërtuar një skuadër të fortë që të pretendojë për titull.
Në stol është konfirmuar trajneri Ernest Gjoka, ndërsa këtë edicion Flamurtari nuk doli dot në kupat e Europës.