Xavi: Casillas nuk e meriton këtë

Lojtari me më së shumti trofe i Barcelonës, Xavi, i ka dalë në mbrojtje portierit të Realit duke thurur lëvdata për gardianin e Realit.
"Ai nuk e meriton këtë situatë ku gjendet tani. Ai është një nga miqtë e mij më të mirë dhe se nuk më vije mirë për këtë situatë. Casillas është një figurë e rëndësishme në futbollin spanjoll, andaj shpresoj ta shoh për sëri në fushë, aty ku edhe e ka vendin" deklaroj Xavi./Indeksonline/