Ronaldinho: Nuk më largoi Guardiola

Një prej ish-futbollistëve më të mirë tek Barcelona, braziliani Ronaldinho, mohoi se u largua nga katalanasit nga Pep Guardiola. Braziliani është shprehur se me Guardiolën ka një marrëdhënie shumë të mirë.
“Nuk u largova për shkak të Guardiolas. Çdo herë që takohemi unë ndjej kënaqësi të madhe. Ai është një trajner i shkëlqyer, i cili padyshim se do ta shtojë kualitetin e Bajernit”, ka thënë braziliani.
Ai u largua së bashku me portugezin Deko, menjëherë sapo Guardiola mori drejtimin e Barcelonës, pas një sezoni zhgënjyes nën drejtimin e Frenk Rajkard.