E Hënë, 2 Nëntor 2026

Flamurtari përjashton mesfushorin Batha

Idriz Batha nuk është më pjesë e skuadrës së Flamurtarit. Klubi vlonjat ka njoftuar përjashtimin e mesfushorit, për shkak të një incidenti të ndodhur gjatë seancës stërvitore të ditës së mërkurë. Lojtari është përplasur fizikisht me një nga shokët e skuadrës, duke sjellë dhe vendimin ekstrem të klubit. Batha nuk luante prej kohësh për shkak të një dëmtimi.

Deklaratë zyrtare:

Për shkak të ngjarjes së paprecedentë të ndodhur gjatë seancës stërvitore të datës 17.12.2025, Flamurtari Football Club ndërpret në mënyrë të menjëhershme bashkëpunimin me lojtarin Idriz Batha.

Për Klubin tonë fanella, respekti dhe disiplina janë mbi të gjitha!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›