E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sarandë, tre të mitur hasin në një pistoletë “TT” të fshehur në një çantë dore, policia sekuestron armën dhe nis hetimet

Në Sarandë, tre fëmijë të mitur, të cilët po luanin në rrugën “Onhezmi”, kanë gjetur të braktisur një armë zjarri të llojit pistoletë “TT”, e cila ishte fshehur brenda një çante dore.

Ngjarja, sipas gazetares së RTSH 24, ndodhi pasditen e sotme në një zonë të frekuentuar të qytetit bregdetar. Fëmijët kanë vënë re çantën e dyshimtë dhe, pasi kanë parë brenda saj, kanë konstatuar armën e zjarrit.

Menjëherë pas denoncimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Sarandës. Efektivët kanë rrethuar zonën me shiritin e sigurisë dhe kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes. Arma, pistoleta tip “TT”, është marrë në cilësinë e provës materiale për t’iu nënshtruar ekspertizës balistike, me qëllim verifikimin nëse arma është përdorur në ngjarje kriminale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›