Flamurtari “poker” golash me Apoloninë

Flamurtari shkarkoi gjithë "inatin" e grumbulluar me fqinjën e saj, Apoloninë, me të cilën rivalizoi gjatë gjithë sezonit të kaluar në Kategorinë e Parë. Flamurtari ishtë përgatitur gjatë për këtë duel dhe dhe në shërbimin e tij kishte edhe kontributin e qendërmbrojtësit me përvojë kongolezit Sasha Delain. Lojtari i ndeshjes ishte 28-vjecari Roland Nenaj që shënoi tri gola në këtë takim (18', 41, 72.) edhe pse nuk i përfundoi të 90 minutat. Te goli shkoi edhe 22-vjecari Ermir Strati që shënoi në minutën e fundit të takimit (89').
Flamurtari e dominoi të gjithë takimin, ndërsa reagimi i Apolonisë së rumunit Silviu Dumitresku ishte thuajse i papërfillshëm megjithë përpjekjet.
Flamurtari bëri një rikthim të bukur në shtëpi pas humbjes me Shkumbinin në transfertë 2-1, duke qenë tani në kuotën e 3 pikëve. Apolonia pas prezantimit dinjitoz në Tiranë me Partizanin, ku humbi 3-2, nuk mundi të marrë asnjë pikë në dy ndeshjet e para në transfertë, ku është ekipi i vetëm që së bashku edhe me Dinamon që humbi 2-0 me Luftëtarin në Gjirokastër ende nuk e kanë prishur shifrën "0" të pikëve.
SKEDA
FLAMURTARI-APOLONIA 4-0
Golashënues: 1-0 Nenaj(F) 18', 2-0 Nenaj(F) 41', 3-0 Nenaj(F) 72', 4-0 89' Strati (F)
BILANCI FLAMURTARI-APLONIA
56 ndeshje; 28 fitore Flamurtari, 13 barazime, 15 fitore Apolonia. Golat: 85-49.