E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Spahiu kap në “kurth” Faruk Sejdinin

Ilir Spahiu, arriti një fitore bindëse 2-0 me Dinamon në debutimin e tij të parë në drejtimin e Luftëtarit, duke ia shpërblyer besimin drejtuesve të klubit gjirokastrit. Por ai që bëri edhe më të dhimbshme humbjen e Dinamos në ndeshjen e 70-të historike me Luftëtarin, ishtre goli i parë i shënuar nga ish-lojtari "blu", 21-vjecari Olgert Stafa, që realizoi në minutën e 40-të takimit. Dinamo gjatë gjithë ndeshjes ishte në një ditë të errët (kopje e asaj që humbi ndeshjen me Teutën 3-1) edhe pse Faruk Sejdini i kreu të trija ndërrimet e mundshme. Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, sulmuesi tjetër Arlind Nora shënoi golin e dytë të Luftëtarit dhe të 51-in që ekipi gjirokastrit ka shënuar në portën blu.
Luftëtari me fitoren e sotme u ngjit në kuotën e 3 piëkve, ndërsa Dinamo, si rrallë herë në nisjet e kampioanatit nuk arrin të sigurojë asnjë nga gjashtë pikët që ka patur në dispozicion.
Pesë gola në dy ndeshje për portierin e Kombëtares, Ilion Lika, janë një tregues i dyshimtë për formën e tij, që ndoshta më mirë se kushdo tjetër e ka pikasur trajneri i përfaqësueses Oto Baric.
LUFTETARI-DINAMO 2-0
E shtunë, 9 shtator 2006, ora 15:00
Stadiumi "Luftëtari", Gjirokastër
Golashënues: 1-0 40' Stafa (L), 2-0 45'+2 Nora (L)
BILANCI LUFTETARI-DINAMO
70 ndeshje; 15 fitore Luftëtari, 16 barazime, 39 fitore Dinamo. Golat: 48-128

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›