E Shtunë, 31 Tetor 2026

MotoGP/ Valentino Rosi fiton pole në Malajzi

Valentino Rosi do të niset nga vendi i parë në Cmimin e Madh të Malajzizë, pas anulimit të provave zyrtare. Komisarët e pistës vendosën të marrin për bazë kohët më të mira të realizuara në kualifikueset e djeshme. Piloti i Jamaha arriti dje kohën 2'00''605, që e lejojhi atë të jetë para gjithë të tjerëve në garën e 13-të zyrtare nga 17 që ka Kampionati Botëror i Motorave për klasin MotoGP.
Ky është edhe pole i 33-të në karrierë i pilotit italian në MotoGRP dhe i 43 gjatë gjithë karrierës në MotoGP/500 cc.
Në rreshtin e parë do të jetë edhe amrerikani Nik Hajden (Honda) me 2'01''043, ndërsa Loris Kapirozi me Dukati do të niset nga vendi i tretë (2'01''167) dhe Keni Roberts jr. me KR (2'01''898) nga vendi i katërt.
Në rreshtin e dytë do të jeni Dani Pedrosa, Sete Gibernau, Randi de Puniet dhe Xhon Hopkins.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›