Flamurtari rikthen Tiranën në realitetTashmë, pas javës së 16-të bardheblutë e shohin veten shtatë pikë pas Vllanzisë kryesuese, kur në javën e shtatë ishin pesë pikë pas shkodranëve. Në 9 javë, Tirana ka humbur 14 pikë në raport me Vllaz

Flamurtari me fitoren 2-0 kundër Tiranës në Vlorë riktheu në realitetin e hidhur 23-herë kampionët. Dy golat vendimtarë për formacionin e Edmond Licaj – të vetmit trajner që ka mund të nxjerrë kampion Flamurtarin – u shënuan nga Mema (min.61)dhe zëvendësuesi Rustemi (min.89).
Tirana e kërkoi me ngulm fitoren, madje trajneri Agustin Kola – ende pa përvojë në “Serinë A” shqiptare – kishte rreshtuar në vijën e parë goleadorin më të mirë bardheblu, Migen Memellin (shënoi pesë gola në Kupë kundër Lushnjës) dhe Daniel Xhafaj (dy gola kundër Apolonisë, një javë më parë).
Kjo fitore e ngjiti Flamurtarin në vendin e shtatë me 23 pikë, ndërsa Tirana tani ndjen afër presionin e Dinamos (fitoi të dielën kundër Lushnjës) dhe Besës së vendit të katërt.
Fitorja e sotme ishte e 30-të e Flamurtarit në 119 ndeshje historike me Tiranën (67 fitore). Trajneri Agustin Kola pas dy fitoreve në bankinën e bardhebluve shijoi edhe humbjen e parë.
Tashmë, pas javës së 16-të bardheblutë e shohin veten shtatë pikë pas Vllanzisë kryesuese, kur në javën e shtatë ishin pesë pikë pas shkodranëve. Në 9 javë, Tirana ka humbur 14 pikë në raport me Vllazninë, që duket se ka hedhur një hap të madh për të fituar titullin e 10-të kampion
SHKUMBINI-ELBASANI 2-1
Shkumbini fitoi 2-1 derbin e prefekturës me Elbasanin, duke u rikthyer te fitorja pas pesë javësh. Mbrojtësi Arjan Sheta shkaktoi autogol në favor të Shkumbinit në minutë e 10-të. Erlad Turdiu nuk arriti të shënojë nga pika e bardhë. Mustafaj në të minutën e 51-të dyfishoi shifrat. Endri Vrapi nga një goditje e lirë realizoi golin e nderit në minutën e 63-të. Shkumbini u ngjit në kuotën e 23 pikëve (në vendin e shtatë), tre pikë më shumë se Elbasani i vendit të tetë. Kjo ishte fitorja e 13 historike e Shkumbinit në 33 ndeshje me Elbasanin (15 fitore).DINAMO-LUSHNJA 1-0
Senegalezi Diop i dhuroi tri pikë të arta Dinamos dhe vendin e tretë në klasifikim pas një fitoreje të vuajtur ndaj Lushnjës (1-0). Mbrojtësi shtatlartë shënoi në minutën e 90-të. Kjo ishte fitorja e gjashtë e Dinamos në 16 javë (8 fitore, 2 humbje), ndërsa për Lushnjën e vendit të parafundit, kjo ishte humbja e 10-të dhe e 6-ta në transfertë. Kjo ishte fitorja e 49 historike e Dinamos në 84 takime me Lushnjën (10 fitore).
RENDITJA PAS JAVËS 16
Vllaznia 34
Tirana 27
Dinamo 26
Besa 25
Teuta 24
Flamurtari 23
Shkumbini 23
Elbasani 20
Bylis 17
Apolonia 15
Lushnja 12
Partizani 10
E Diele, 21 Dhjetor 2008