Flamurtari, tjetër shans për t'u shpallur kampion
Të gjitha mediet sportive, një vit më parë, përpara se të fillonte sezoni, shkruanin që Flamurtari ishte mbret i merkatos. Dhe në fakt ashtu ishte. Mori trajner të sprovuar si Shkëlqim Muça, lojtarët më cilësorë si Bratiç, Muzaka, Memelli e të tjerë dhe në start padyshim që ishte favoriti për të fituar titullin kampion. Por ashtu si sezonet e shkuara, edhe sezonin e fundit dështoi. Madje më keq se më parë, pasi edhe në Kupat e Europës nuk u fut dot, teksa dështoi si në kampionat, ashtu edhe në kupë. Dhe ja ku jemi sërish në merkaton e verës, pikërisht para nisjes së fazës përgatitore, nga ku fillon edhe strategjia e ndërtimit të ekipit të ri, pasi objektivi dihet për një skuadër si Flamurtari, aq më tepër me grupin aktual, që është titulli, që vlonjatëve u mungon që nga viti 1991.
BLERJET
Me blerjen e Erjon Dushkut dhe Dritan Smajlit, dy nga futbollistët më cilësorë në treg, duket se Flamurtari do të jetë sërish mbreti i merkatos ndër ekipet shqiptare. Themi kështu, që përveç qëndrimeve në ekip të të gjithë lojtarëve cilësorë, sot pritet të firmosin dy lojtarë të tillë. Bëhet fjalë për portierin Ilion Lika, por edhe për rumunin Dragoi (vitin e fundit ka luajtur me Vllazninë dhe ka spikatur më i miri), teksa këtë të fundit drejtuesit vlonjatë e kanë mbajtur disi të fshehur. Dje i është zgjatur kontrata Polizoi Arbrit dhe në pamje të parë kemi të bëjmë sërish me një Flamurtar cilësor. Mbetet për t'u parë vetëm se si do të rrjedhin ngjarjet, por era tashmë fryn në kahun kuqezinjve.
POLITIKA
Në Shqipëri tashmë është bërë e modës që kush ka suport politik, të ecë përpara, pse jo, të fitojë tituj dhe trofe. Shembulli më i qartë është ekipi i Skënderbeut, që lëshoi nga kategoria një skuadër si Dinamo, për të bërë pastaj makinacione për të fituar ashtu siç donte. Me një suport si ministri i Financave, Ridvan Bode, Skënderbeu duke qenë edhe një ekip cilësor, arriti të dominojë për tri sezone futbollin shqiptar. Por tani gjërat kanë ndryshuar. Presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, ndihet më i çliruar, pasi nëse do të flasim për suport politik, tashmë e ka ai në avantazh, pasi ka fituar partia që përfaqëson. A do të bëjë të njëjtën gjë politika, duke ndihmuar tani Flamurtarin, kjo mbetet për t'u parë.
RIVALËT
Për Flamurtarin gjërat duket se bëhen edhe më të lehta, kur skuadra si Tirana, Vllaznia, Teuta, Partizani apo ndonjë tjetër, nuk është se deri tani kanë ngritur ekipe për të qenë pretendentë të padiskutueshëm. I vetmi rival duket se do të jetë edhe këtë sezon Skënderbeu, por paksa më ndryshe, korçarët nuk do të kenë më suportin politik, por edhe atë financiar të viteve të fundit. Ndërsa ekonomikisht Flamurtari ka qenë dhe duket i shëndetshëm. Kjo duket që në blerjet e para..
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)