E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flash - Martins: “Donin të më vrisnin”

Në faqet e tabloidit të famshëm "The Sun", Oba Martins rrëfeu aventurën e tmerrshme në të cilën ai ishte protagonist në Nigeri. Ish-sulmuesi i Interit, tani në radhët e Njukasëllit, tregoi gjithcka i ndodhi në Lagos, kryeqytetin e shtetit afrikan. "Mendova vdekjen, atentatorët reaguan si profesionistë. Nuk më thanë asgjë, por vetëm nisën të qëllonin makinën. Ishte një ferr i vërtetë". Ky është rrëfimi i "Oba Oba". Gjatë atentatit mbeti i plagosur një mik i Martins, i cili mori plagë në dorë dhe një në shpatull, por që tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi në të hënën në mbrëmje, pranë në një pikë furnizimi me karburant ku makina e Martins ndaloi për t'u furnizuar. "Nuk e di ende se cfarë kërkonin, por më dukeshin ekstremist të rrezikshëm. Kur pashë armët, isha praktikisht i vdekur". Martins provoi t'i sulmonte me makinën e tij, por një makinë tjetër i kishte bllokuar largimin. Martins beson më shumë në pistën e atentatit. "Dëshironin vetëm jetën time, jo makinën time. Mamaja ime thuajse vdiq nga frika kur pa gjendjen e makinës. Nuk ndihem më i sigurt në Laos dhe nuk besoj se do të kthehem atje për një kohë të shkurtër", - është shprehur sulmuesi që ndodhet në Milano për t'u kuruar nga një dëmtim dhe për arsye merkatoje, pasi dhe qëndrimi i tij te Njukasëlli është në rrezik.

Superkupa

Interi dhe Roma do të luajnë finalen e Superkupës të Italisë, më 19 gusht, në "San Siro".

Kalderon
"Duhet të jetë Kaka ai që duhet të prishet me Milanin, dhe jam i sigurt që do ta bëjë".

Trezege

Shtimi i kapitalit të Juventusit mund të ndryshojë mendjen e francezit për të qëndruar.

Mikoli

"Napoli është ambienti ideal për mua, për më tepër që do të gjej aty Kalaion dhe Bukin".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›