E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asistentja braziliane, nudo për “Playboy”

Ana Paula de Oliveira, ndihmësgjyqtarja braziliane do të pozojë nudo për edicionin brazilian të revistës së famshme "Playboy", në numrin që do të dalë në botim në muajin korrik. Ikona seksi ishte përjashtuar nga gjykimi për shkak të gabimeve të rënda në ngritjen e flamurit, ku anuloi një gol të rregullt të Botafogos në gjysmëfinalen e Kupës së Brazilit. Gjithsesi, bukuroshja vazhdon të shpallë vazhdimisht ëndrrën e saj: të thirret për Botërorin e vitit 2010. Oliveira, 29 vjece, është vajza e një arbitri të njohur brazilian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›