Flasin Ançeloti dhe Roura për ndeshjen Barça PSG
Në pragë të supërsfides së Yjeve mes Barcelonës dhe PSG drejtuesit e skuadrave respektive kanë dhënë konferencat e tyre për shtyp ku kanë folur rreht pritshmërive të ndeshjes së mbrëmjes së sotme në “Kamp Nou”. Trajneri i PSG Karlo Ançeloti bëri të ditur në prag të kësaj sfide se skuadra e tij është gati për të luajtur takimin e kthimit të çerekfinaleve të Champions-it ndaj Barcelonës.
“E kam gjithë grupin gati. Më mbetet vetëm të vendos se cilët lojtarë do aktivizoj nga minuta e parë. Ne po bëjmë një paraqitje shumë të mire në kampionat dhe shpresojë që edhe sonte të bëjm të njëjten gjë. E gjithë bota e di se takimi në Barcelonë do të jetë i vështirë. Unë nuk e di se sa mundësi do të kemi, por është e qartë që kjo sfidë do të jetë e komplikuar. Edhe pse Baça shihet si më e favorizuar ne do të luftojmë deri në minutën e fundit.” Ndërsa i pyetur rreth mungeses së Messit te Katalanasit tekniku Italin u shpreh. Messi është një lojtar i madh por Barcelona është e fortë edhe pa argjentinasin.
Nga ana tjetër ashtu si në ndeshjen e parë në konferencë për shtyp përpara ndeshjes me kryeqytetasit francez nuk është shfaqur Vilanova por zëvendësi i tij Roura. Ky i fundit ka theksuar se: ” PSg është një skuadër që në ndeshjen e e parë në vuri në vëhtirsi. Ka kualitete të shkëlqyera edhe pse u mungon eksperienca në Chempions. Ata kanë shpenzuar shumë për të ndërtuar një skuader rivalizuese, ndaj ne duhet të tregohemi të kujdesshëm që të mos pësojmë gol. Në lidhje me Messin apo edhe mungesat në mbrojte roura tha se akoma nuk është vendosur asgjë. Do ta studiojmë situatën deri në minuta e fundit pastaj do të vendosim” përfundoi zëvendësi i teknikut Vilanova i cili la enigmë mundësinë e aktivizimit të Messit ndaj PSG.