Kampionati Europian i Peshëngritjes: Daniel Godelli fiton medaljen e artë në stilin e shtytjes
Peshëngritësi shqiptar Daniel Godelli ka fituar medaljen e artë në stilin e shtytjes, në kampionatin Europian të Peshëngritjes që zhvillohet në Tiranë.
Daniel Godelli, i cili ka konkuruar në peshën 65 kilogram, ka ngritur peshën 180 kilogram në provën e tretë.
Godelli ka fituar gjithashtu edhe medalje bronzi në dygarësh.