Ja se si u "kall" Dortmundi

Tifozët e Borusia Dortmund do të kujtojnë një kohë të gjatë ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Malagas.
Tifozët e zjarrtë të kësaj skuadre panë nga afër një përfundim për infarkt në Cahmpions League duke siguruar kualifikimin vetëm në sekondat e fundit. 65 mijë tifozë shpërthyen në tribuna duke ndezur atmosferën në finishin dramatik, trajneri Jurgen Klopp nuk dinte as si të reagonte, ndërsa vështië e kishte edhe komentatori i Al Jazeras i cili komentonte zjarrtë këtë finish.
Më vështirë se të gjithë e kishte lojtari që shënoj për tu kualifikuar, Felipe Santana i cili u mbulua nga bashkëlojtarët e tij pas këtij goli të cilët festonin me të.
/>