E Diel, 1 Nëntor 2026

Roli i Kontrollit Shtetit në rritjen e efektivitetit të projekteve me financime të huaja

Nga Gjovalin Preçi*

KLSHNë vitet e fundit, Shqipëria ka pasur nivele të larta të investimeve publike, një pjesë e të cilave janë siguruar me financime të organizmave ndërkombëtare dhe shteteve të huaja. Projektet me financime të huaja janë përqendruar kryesisht në prioritetet strategjike të qeverisë për sigurimin e infrastrukturës në sektorët si transporti, energjia elektrike dhe furnizimi me ujë, të cilët përbëjnë bazën dhe shtysën për rritjen ekonomike dhe uljen e varfërisë. Në tre vitet e fundit shpenzimet kapitale janë mesatarisht rreth 71 mijë milion lekë në vit, nga të cilat financimet e huaja zënë midis 39 % në vitin 2011 dhe 2012, si dhe rriten në 64 % të totalit në buxhetin e vitit 2013, pra gati dyfishohen kundrejt shpenzimeve kapitale me burim të brendshëm financimi. E shprehur ndryshe të ardhurat e planifikuara të buxhetit për vitin 2013 arrijnë të mbulojnë shpenzimet korrente të buxhetit dhe të kontribuojnë vetëm me 1.8 % në financimin e shpenzimeve kapitale.

Por një tendencë e tillë e rritjes së financimeve të huaja për investime, nuk mund të vazhdoj gjatë për shume faktor, por kryesisht për shkak të krizës financiare mbarë botërore, si dhe marrjes së këtyre financimeve me interesa në nivele tregu. Në këto kushte, një nga sfidat aktuale dhe në të ardhmen mbetet përdorimi me efektivitet dhe eficiencë i burimeve në dispozicion të investimeve publike, e cila përben thelbin e veprimtarisë audituese të KLSH për projektet me burim të huaj financimi dhe jo vetëm.

Paraprakisht duhet të bëhet e qarte për opinion publik se objekt kontrolli i KLSH, në zbatim të ligjit përkatës janë financimet e huaja, që i jepen Qeverisë Shqiptare ose institucioneve të tjera qeveritare ose publike, në formën e kredive ose ndihmave nga institucione financiare ndërkombëtare, qeveritë e vendeve të ndryshme ose institucione dhe organizma jopublike, dhe jo investimet e zotëruara drejtpërdrejt ose tërthorazi nga investitorët e huaj.

Për periudhën 2011-2012 donatorët shumëpalësh janë Komisioni Evropian me 22 % të mbështetjes përgjithshme, Banka Islamike për Zhvillim me 20%, Banka Botërore 14% dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim me 10% e ndjekur nga Banka Evropiane e Investimeve me 7%, kurse donatorët dypalësh më të mëdhenj janë Gjermania 7%, Italia 6.2%, Austria 5.7% e ndjekur nga Suedia, Fondi Saudit për Zhvillim etj.

Megjithëse mesatarisht në vit disbursohen (shpenzohen) rreth 300-400 milion euro për projektet në zbatim nga huatë, kreditë dhe grantet përkatëse, si dhe në vitin 2011 kanë nisur 22 projekte të reja, KLSH arrin të auditojë 8-10 projekte në vit në fazën përmbyllëse ose menjëherë pas realizimit të projektit, si dhe për projektet e mëdha dhe me shtrirje të gjatë kohore bëhet gjatë dhe në fund të investimit. Kjo për të siguruar marrjen e masave parandaluese në shmangien e mangësive të konstatuara deri në momentin e auditimit. Duhet theksuar se hartimi i programit vjetor të auditimit të projekteve me financime të huaja, mban në konsideratë, krahas të tjerave nivelin e disbursimit dhe fazën në të cilën ndodhet investimi, me synim përdorimin racional të burimeve njerëzore, materiale, financiare audituese të KLSH në funksion të sigurimit të mirëmenaxhimit të fondeve publike.

Rritja e efektivitetit te investimeve ne projektet me financime te huaja, kërkon para së gjithash studime të fizibilitetit sa më të sakta dhe të gjithanshme, me pjesëmarrjen e të gjithë aktoreve ekonomik dhe social, si dhe të bashkërenduara me përllogaritjet e nevojshme për kohen, formën dhe mundësinë e kthimit të investimit, të përkthyer në tregues të matshëm sasior dhe/ose cilësor, por të dukshëm. Vetëm me këtë maturi, financimet me burime të huaja, lejojnë përfitimin e financimeve në vlera dhe në kohë më të përshtatshme, në përputhje me objektivat e zhvillimit ekonomik, duke ndikuar pozitivisht në rritjen e fleksibilitetit të vendimmarrjes dhe në përmirësimin e efektivitetit të shpenzimeve.

Efektiviteti i financimit të huaj, përcaktohet edhe nga koha midis studimit, projektimit, hartimit të marrëveshjes dhe fillimit të zbatimit të këtyre projekteve. Për hir të së vërtetës, eksperienca e deritanishme ka treguar se ka një periudhe kohore të gjatë, duke zbehur përfitimin final të tyre. Veç kësaj, edhe brenda vete projektit, duhet gjetur një ekuilibër sa më i mirë midis shpenzimeve kapitale dhe atyre operative në favor të të parëve, si dhe duke synuar orientimin e tyre drejt projekteve që zgjerojnë kapacitetet prodhuese të ekonomisë, përmirësojnë produktivitetin e saj, aftësinë konkurruese dhe mundësitë e punësimit. Në këtë mënyrë, i shërbehet më mirë zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë.

Edhe në se projekti ecën mire deri në momentet e fillimit, nuk janë të pakta rastet kur veprimtaria mbikëqyrëse e subjekteve të veçanta ka mangësi, duke ndikuar në cilësi dhe në afatet e realizimit të projektit nga kontraktori, duke pasur një ujdi underground midis tyre. Kjo kërkon para së gjithash një monitorim të rreptë nga ana e njësive zbatuese, punonjësit e të cilave duhet të jene të përgjegjshëm se përfitimet e komunitetet, ashtu si dhe huaja e marrë e që duhet paguar, varen prej veprimtarisë së tyre. Në varësi të kapaciteteve profesionale të njësive të zbatimit të projekteve dhe institucioneve përkatëse, probleme janë shfaqur nga institucionet publike edhe ne raportimin e financimeve të huaja, duke pasur mospërputhje midis shifrave të donatorit dhe atyre të institucioneve publike.

Gjate veprimtarisë audituese të shpenzimeve me burim të huaj financimi është synuar të analizohet përdorimi me efektivitet dhe sipas qëllimit për të cilin janë akorduar huatë, sa dhe si janë përfituar të mirat dhe shërbimet me kosto efektive dhe me cilësinë e duhur, si janë zhvilluar procedurat e prokurimit dhe zbatimi i kontratave, shkalla e realizimit të objektivave të përcaktuara në marrëveshjet e huasë apo grantit, si dhe realizimi i projekteve sipas grafikëve duke identifikuar shkaqet për diferencat eventuale.

Ja çfar konstatohet në përgjithësi nga auditimi i projekteve me burime të huaja financimi:

- Vazhdon të mbetet problematike realizimi në afat i projekteve me financime te huaja, të shoqëruara me nivele te ulëta disbursimi në krahasim me programin e marrëveshjes, shpesh të shoqëruara me kosto shtesë në pagesën e përqindjes për kredinë e pa tërhequr, si dhe vonesa ne realizmin e objektivave. Në rastin e rialokimeve, rriten me tepër shpenzimet manaxheriale dhe të konsulencës në dëm të shpenzimeve për investime. Ky problem rëndohet, pasi nuk bëhen analiza nga ministritë dhe institucionet e tjera përgjegjëse. Aq më keq kur nga paaftësia e njësive të zbatimit, donatorët nuk marrin raportet periodike financiare dhe të ecurisë së projektit.

- Cilësia e dobët e shërbimeve të projektimit në fazën e negocimit, hartimit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve është një shqetësim i përhershëm, që gjatë zbatimit të projektit sjell si pasojë ndryshime të shumta me rritje të kostos në përgjithësi, si dhe ndryshim të strukturës së saj në dëm të madhësisë së investimeve.

- Në projektet e infrastrukturës rrugore, një nga shkaqet kryesore të vonesave dhe të rritjes se kostos janë shpronësimet, ku përgjithësisht projektet nisin dhe kontratat nënshkruhen pa përfunduar plotësisht shpronësimet. Gjithashtu këtu duhet theksuar se pamundësia financiare për kompletimin plotë të segmenteve të veçanta rrugore, ka cënuar sigurinë rrugore si dhe standardet evropiane të kësaj sigurie.

- Jo në të gjitha rastet mbahen garancitë bankare për kontratat e nënshkruara, duke lënë shkak për mospërmbushje të detyrimeve kontraktore dhe mungesë penalizimi, kryesisht kjo për kontratat e shërbimeve të konsulencës.

- Mungesa e bashkërendimit të kohës së përfundimit të projektit, me përgatitjen dhe kualifikimin e personelit të nevojs

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›