E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flasin jetimët: Nga shteti duam vetëm strehim

Mungojnë dushet, ua presin dritat dhe ka vetëm një banjo për më shumë se 20 vetë. Keto jane kushtet ne konviktin Hoteleri-Turizem te jetimeve, disa prej tyre me familje. Familja Xhamaj tregon si:Të jetosh në 20 metra katrorë 

TIRANE-Jetimët e strehuar në konviktin e shkollës "Hoteleri-Turizëm" jetojnë në kushte të mjerueshme. Shtëpia e tyre është vetëm 20 metra katrorë dhe kjo, vetëm për disa prej tyre që janë familje pak më e madhe, sepse ka edhe nga ata që jetojnë në dhoma me sipërfaqe më të vogël se sa dhomat e burgjeve. Pjesë e jetimëve që jetojnë në këto ambiente është edhe familja e Artan Xhamajt. 38-vjeçari është babai i dy vajzave të mrekullueshme, të Kleas 6 vjeçe dhe Aleksias vetëm 5-muajshe. Ai rri më tepër me vajzat pasi është i papunë, ndërsa e shoqja Entela, është e vetmja që punon dhe me rrogën e saj mbahet familja. Shpresa e tyre e vetme është që një ditë të arrijnë të bëhen me një shtëpi të vërtetë. Ata i kanë plotësuar të gjitha dokumentet pranë Bashkisë së Tiranës për të përfituar strehim, por ende asnjë dritë jeshile nuk është ndezur për ëndrrën e tyre të vetme.
Fatkeqësia e tyre fillon që kur i braktis nëna, por nuk mbaron këtu. Historia vazhdon me braktisje të tjera, shoqëria, shteti, Bashkia, askush nuk kujtohet për ta. Janë fëmijët e shtetit dhe ai, si "babai" i tyre duhet të kujdeset. Por ajo që marrin këta jetimë nga qeveritë prej 19 vjetësh, janë ca premtime boshe. Jetojnë në kushtet "migjeniane" nga 4-5 veta në një dhomë të vogël në lagështirë, pranë konviktit të shkollës "Hoteleri-Turizëm". Tualeti është i përbashkët për të gjithë banorët, ndaj duhet të presin në radhë për të kryer nevojat e tyre. Disa prej tyre kanë krijuar familje, disa kanë kaluar më tepër se 20 vite nëpër konvikte, dhe fatkeqësia është se disa rriten në brefotrof, më pas kalojnë nëpër konvikte që përdoren si qendra strehimi dhe në fund përfundojnë në azil të pleqve; me pak fjalë, gjithë jetës jetimë.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›