Elbasan, makina përplas për vdekje 68 vjecaren
Një grua ka mbetur e vdekur pasi është përplasur nga një autoveturë në qytetin e Elbasanit. Viktima 68 vjecare ka vdekur në spitalin e qytetit ndërkohë që policia ka mundur të ndalojë drejtuesin e makinës. Dyshohet se shkaku ka qenë shpejtësia e mjetit.
ELBASAN- Një 68 vjeçare nga Elbasani ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një automjet, kur ishte duke kaluar në segmentin rrugor që lidh qytetin e Elbasanit me fshatin Kuqan. Policia bën të ditur se 68 vjecarja quhet Shefikate Driza.
Ndërkohë është identifikuar dhe është ndaluar nga policia drejtuesi i autoveturës tip tip Benz, me targa EL 98 58 B, 21 vjeçari Mirjan Qosja.
Mësohet se 68 vjeçarja ka mbetur e dëmtuar rëndë dhe ka gjetur vdekjen në spitalin e Elbasanit. (e.n/ata/balkanweb)