Fle ne Maqedoni politikanet te kene guxim per marrjen e vendimeve historike

Eurokomisioneri per zgjerim i BE-se Stefan Fle ne Shkup ka deklaruar se eshte optimist dhe pret qe deri ne fund te vitit te zgjidhet kontesti i emrit midis Maqedonise dhe Greqise. Zgjidhja do te ishte e mire per vendin per njerezit dhe biznesin. Maqedonia meriton te jete pjese e nje fotografie pozitive ka theksuar eurokomisioneri Fle ne konferencen e perbashket me kryeministrin Nikolla Gruevski.
Qe nje vend te jete i sukseshem politikanet duhet te kene guximin per te marre vendime historike. Ky vend ka politikane te tille dhe une i inkurajoj ata qe te veprojne dhe te punojne sa me shume te jete e mundur qe sa me shpejt te zgjidhet ceshtja e emrit ka theksuar Fle.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski gjate takimin me komisionerin Stefan Fle ne Bruksel ne prill 2011. Fle puna me reformat duhet te vazhdoje
Brukseli ne raportin per arritjet e Maqedonise per kete vit do te nenvizoje ato pozitive por ka edhe shume pune per te bere ka thene Fyle. Ai ka sugjeruar qe reformat ne administraten publike dhe ne gjyqesor te vazhdojne edhe me tej.
Kryeministri Nikolla Gruevski eshte shprehur optimist se raporti i progresit do te jete objektiv per te gjitha ato reforma qe Maqedonia i ka kryer me sukses. Ai i beri thirrje eurokomisionerit Fle qe BE-ja te mbetet edhe me tej e fokusuar ne Ballkan.
Qeveria e Maqedonise do te vazhdoje me tempo te njejte ne realizimin e axhendes evropiane ne vecanti ne pjesen qe ka te beje me avancimin dhe aplikimin e standardeve evropiane ne shoqerine maqedonase.
eshtja e emrit ne temat e bisedimeve
Ne takimin me Fle eshte biseduar edhe per ceshtjen e emrit. Qasja e Maqedonise ne zgjidhjen e ketij problemi mbetet aktive dhe konstruktive.
Ne do te angazhohemi per gjetjen e nje zgjidhje te pranueshme per te dyja palet e cila nuk do te demtoje interesin kombetar kulturor dhe gjuhesor te veteidentifikimit te te dy popujve theksoi kryeministri Nikolla Gruevski.
Eurokomisioneri Stefan Fle gjate qendrimit ne Shkup mori pjese edhe ne konferencen nderkombetare me rastin e 10 vjetorit te nenshkrimit te Marreveshjes se Ohrit me teme Decentralizimi dhe multikulturalizmi ne Maqedoni. Implementimin e Marreveshjes se Ohrit Fle e ka vleresuar si tejet rendesishem per te ardhmen evropiane te Maqedonise.
Autor Fatos Musliu / Shkup
Redaktoi E. Xhani
160