Qendra e Athines ne meshiren e SIDA-s

Edhe ne mes te dites pergjate rruges 3 Shtatori nje nga arteriet kryesore te qendres se Athines kalimtaret hasin femra qe me veshjen dhe veshtrimin e tyre tundues peshkojne per kliente. Vajza te reja shumica me ngjyre kryesisht nga Nigeria dhe nga vende te tjera te Afrikes nga zona e Subsaharase por edhe te bardha nga vendet fqinj perrreth qe shesin trupin e tyre per 30 euro.160 25 bashke me hotelin u peshperit kalimtareve nje nigeriane ne rrugen Hallkokondili Anisa qe largohet sapo160 kupton qellimin e bisedes sone duke160 kerkuar me sy tutorin e saj para kioskes perballe dhe nuk pranon te thote asnje fjale me teper per reportazhin tone.
Afrikano-aziatiket pa kulture kontraceptive
Ne pjesen e tyre derrmuese viktima te trafikimit dhe secila me dramen e saj ne duart e tutoreve keto vajza terheqin tani vemendjen e shoqerise greke per nje arsye tjeter seksi i tregtuar dhe pa masa kontraceptive sic ndodh ne me shumicen e tyre evidentohet si shkaku kryesor i rritjes galopante prej 580160 te rasteve te SIDA-s dhe te semundjeve te tjera infektive si sifilizi dhe hepatiti B dhe C gjate vitit te fundit. Kjo shifer mesohet nga nje studim i Qendres se Kontrollit dhe Parandalimit te Semundjeve.
Faktori me kryesor nder keto vajza qe vijne nga vendet afrikano-aziatike mendoj se eshte mungesa e kultures seksuale nuk merret asnje mase preventive si tabletat konraceptive apo prezervativi ne marredheniet seksuale160 i thote DW-se mjeku gjinekolog Jorgo Mano i cili sheh arsye me te thella160 ekonomiko-sociale te ketij fenomeni te favorizuar dhe nga apatia politike. Shteti jo vetem qe ka pergjegjesi per prostitucionin e pakontrolluar por edhe per masat qe nuk merren pasi keto refugjate nuk kontrollohen kur hyjne ne kufi. Madje duhet te futen ne karantine para se te qarkullojne ne shoqerine greke dhe ne shoqerine evropiane.
Apel nga ministri i Shendetesise drejtuar burrave greke edhe imigrante
Bombe ne themelet e shoqerise e konsideron fenomenin e perhapjes se semundjeve infektive edhe ministri i Shendetesise Andreas Lloverdhos qe sheh nenvleftesim te160 tij jo vetem nga strukturat shteterore por edhe nga mediet dhe shoqeria vete. I drejtohem qytetarit grek te mos behet klient i ketyre grave. Duhet qe qytetari grek te evitoje kontaktin me keto gra por edhe imigranti qe eshte ketu duhet tu qendroje larg qe te mos percjellim problemin ne familjet tona eshte apeli dramatik i ministrit aktiv qe160 njekohesisht thekson ne te gjitha tonet se problemi nuk eshte vetem grek por eshte edhe evropian. Ai kerkon madje zbatimin e nje FRONTEX-i higjenosanitar si nje barriere per parandalimin e perhapjes se semundjeve infektive nepermjet prostitutave afrikano-aziatike qe synojne te kalojne tranzit nga Greqia neper vendet evropianoperendimore.160
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sheshi Sintagma ne Athine
Versioni shqiptar i prostitucionit
Pjese e pandare edhe e kesaj ane te realitetit grek jane imigrantet shqiptare si Vladimir Dhima qe frekuenton shpesh sheshin Omonia dhe ku nuk ngurrojne te flasin edhe per mekatin e tyre ne perhapjen e fenomenit. Shkojne jo vetem shqiptare te pamartuar por edhe ata qe kane krijuar familjet e tyre. shte nje rrezik i madh per familjet dhe sidomos femijet qe keshtu nuk e kane te garantuar jeten nga rreziku i SIDA-s shprehet Vladimiri kur statistikat thone se rreth 1 milione vete te popullsise se afte per seks160 ne Greqi jane kliente te prostitucionit rastesor ose periodik. Vladimiri pranon me160 dhimbje edhe faktin se nder prostitutat jane edhe shume shqiptare qe kriza i shtoi edhe me teper. Jane edhe shqiptare por edhe romune e sidomos bullgare. Jane te trafikuara por ka edhe nga ato qe e bejne me vullnetin e tyre ose nxirren forcerisht ne rruge nga burrat e tyre160 thote Vladimiri qe megjithese shprehet i rrepte per doraset nuk mund te mos pranoje se ne thelb keto gra jane viktima ne radhe te pare vete.160 Aq me teper per rastet kur preken edhe nga virusi i SIDA-s.160 Vete une kam trajtuar raste te femrave nga Shqiperia qe jane pekur nga SIDA160 pohon mjeku Jorgo Mano.
Rritje e shfrenuar 1.000 e SIDA-s nder narkomanet
Aty ku SIDA ben kerdine jane narkomanet qe sa here ndiqen nga policia vetem sa nderrojne rruge apo shesh ku me shiringat e droges ne dore flirtojne160 me parajsen iluzive dhe vdekjen. Si ne sheshin Klafthmonos para Ministrise se Punes ku nuk mund te kalosh permes lulishtes nga era e rende. Jam deshmitar okular perdite ketu i pamjeve te turpit qe shpalosen para syve te mi. Mengjes dreke darke marrin droge me shiringa ketu flene ketu bejne nevojen e tyre kercenojne bejne sherr dhe vjedhin dyqane kater here e vodhen dyqanin perbri i thote DW-se banori i zones Sofoklis Beqiraqis qe flet per vatra infeksioni po aq te rrezikshme sa prostitucioni dhe shiringat ne perhapjen e SIDA-s dhe te semundjeve te tjera infektive. Ne radhet e narkomaneve rastet e SIDA-s jane shtuar 1.000 vitin e fundit paralajmeron Qendra e Konrollit dhe Parandalimit te Semundjeve e cila qe nga data 9 qershor dergon ne sheshet e Athines ekipe ambulante mjekesore. Ne Evrope i akordohen cdo narkomani 30 shiringa ne vit kurse ne Greqi vetem 3 i thote DW-se mjeku epidemiolog i Qendres Jorgos Nikollopullos i cili kerkon trajtim antiretroik neper spitale informim me te mire dhe me fletushka ne gjuhe te huaja per imigrantet.
Rivendosja e normalitetit ne qender te Athines eshte nje imperativ per mbrojtjen ne radhe te pare te shendetit publik. Nuk eshte vetem SIDA eshte hepatiti jane dhjetera semundje akoma edhe kolere do te bjerre ketu160 thote Beqiraqis qe e kupton mire se kriza e mahisi plagen dhe aksionet e policise vetem sa e zhvendosin problemin. Duhen nisma si ajo e ministrit te Shendetesise qe nga data 12 shtator hap dyert e spitaleve per trajtimin me metadon te narkomaneve.160160160160160160
Autor Niko Anagnosti
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora