Fundjave e pergjakshme ne Siri - Regjimi injoron sanksionet

Sirianet mbajne zi per viktimat e dhunes shteterore - nje ritual nderkohe i zakonshem pas gati gjysme viti protestash qytetare dhe reagimi ushtarak te regjimit. Ishte nje fundjave e pergjakshme grupet e aksionit numerojne rreth 50 te vrare 2.200 viktima regjistron OKB-ja qe prej fillimit te protestave ne mars. shte e dyshimte nese te kjo mund te ndryshoje gje shefi i Kryqit te Kuq Nderkombetar i cili gjendet tani ne Damask dhe se shpejti perfaqesuesi i Liges Arabe.
Reagimi i Perendimit nuk ka efekt
Bildunterschrift Toni i opozites po ashpersohet. Perendimi mjaftohet me protesta me ndalim hyrjeje per perfaqesues te regjimit dhe me bllokimin e llogarive te tyre masa keto qartazi te paefektshme. Edhe vete arma me e forte deri tani ndalimi i importeve per naften siriane ne BE rrezikon te mbetet pa efekt. Hyrja e saj ne fuqi jo me heret se mesi i nentorit i le Damaskut kohe te mjaftueshme per te kerkuar kliente te rinj per shembull ne Kine thote eksperti i naftes Julian Lee
Gati te gjitha eksportet siriane shkojne ne Evrope. Atyre do tu duhet pak kohe per riorientim por per nje kohe relativisht te shkurter kane bleres te rinj. shte e dyshimte se cefekt te vertete ka embargoja per te ardhurat ne valute te Assadit. Mendoj se BE-ja para se gjithash donte te tregonte Po bejme dicka Por nuk besoj se kjo do te kete efekt te madh as ne planin afatmesem.
Rusia mbeshtet edhe me tej Assadin
Para se gjithash Rusia vazhdon ti qendroje pa u lekundur perkrah Assadit dhe e denon embargon. Masat ndeshkuese nuk zgjidhin probleme thuhet ne Moske. Ajo eshte livruesja me e madhe me arme e Sirise.
Me gjasa armet luajne rol edhe ne konfliktin midis popullit dhe pushtetit shteteror. Ky i fundit thote qe prej fillimit per protesten se ka synime terroriste. Nje gazete siriane akuzon tani nje opozitar te vjeter te respektuar Michel Kilo se u ka bere thirrje demonstruesve qe te armatosen. Propaganda po punon me kapacitet te plote. Shumica derrmuese e levizjes opozitare vazhdon te duket paqesore dhe e refuzon nderhyrjen e huaj si ne Libi. Por verbalisht toni po ashpersohet 160ne Damask protestuesit bejne thirrje per ekzekutimin e Bashar al-Assadit.
Autor Ulrich Leidholdt / Elert Ajazaj
Redaktoi E. Xhani