E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flet Presidenti i Nderit të Festivalit

27/09/2011  Teodor Orlin: Të drejtat e njeriut në Shqipëri, ende probleme të mëdha

Therodore S.Orlin është President nderi i Festivalit ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut. Në intervistën e mëposhtme ai flet për respektimin e këtyre të drejtave në vendin tonë dhe ndryshimet që ka vënë re ai që nga viti 1992, kur shkeli për herë të parë në Tiranë e

deri sot.

Ju i keni ndjekur nga afër të drejtat e njeriut në vendet ish-komuniste. Çfarë mendimi keni për Shqipërinë?

Unë kam ardhur për herë të parë në Shqipëri në vitin 1992, e prej atëherë, e kam vizituar shpesh vendin tuaj. Jam dëshmitar i shumë ndryshimeve të bëra dhe kam njohur shumë shqiptarë guximtarë e të zgjuar, të cilët kanë luftuar për të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e

njeriut. Vitet e fundit ka pasur disa suksese. Rendi e ligji janë konceptet e barazisë. Ka pasur progres në këtë vend e më kanë thënë se siç ka ndodhur në shumë vende të tjera të botës, sërish kanë mbetur shumë-shumë probleme që kanë të bëjnë me pyetjet mbi të drejtat e minoriteteve, pyetje mbi të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara, mbrojtja e viktimave të ndryshme, dhuna ndaj grave, nevoja për sigurinë ekonomike. Këto probleme mbeten dhe mbeten në të gjithë botën.

Cili është roli i festivalit në këtë mes. Përmirësimi i ‘kushteve’ apo ndërgjegjësimi?

Mendoj se ky festival filmi, na bën që një herë në vit, ne duhet të kthejmë kokën nga të drejtat e njeriut në botë. Është një detyrim i madh që të lëvizim përpara për të siguruar që të drejtat e njeriut në brezat e ardhshëm të jenë të mbrojtura më mirë se sa kanë qenë në të shkuarën.

Cili është ndryshimi në respektimin e të drejtave të njeriut nga komunizmi në postkomunizëm?

Ka disa ndryshime. Në fillim kemi përpara faktin se kemi një media tashmë të lirë, ku televizionet e gazetat tashmë mund të flasin në liri të plotë, të papenguar apo censuruar. Pastaj tashmë ka ligje që respektohen dhe ka rend. Tashmë ju jeni pjesë e Këshillit të Evropës, jeni po ashtu dakord me Konventën e të Drejtave të Njeriut. Të gjitha këto janë pozitive. Ky është vetëm fillimi. Tani ne duhet ta realizojmë atë mbrojtje, duhet të sigurohemi që gjykatat të japin vendime të drejta, të sigurohemi që media flet lirisht dhe

ndershmërisht e me kurajë. Sistemi ekonomik tregon se ka shumë njerëz të varfër që kanë nevojë për punë e për trajnime, kanë nevojë për edukim më të mirë. Këto probleme janë në shumë vende të botës e po ashtu edhe në Shqipëri. Shqipëria duhet t’u përmbahet parimeve të të drejtave të njeriut.

Në ceremoni u treguat se ishit nismëtar për këtë festival. Përse?

E kam njohur Kujtim Çashkun që në lëvizjet e para për të drejtat e njeriut, kohë kur edhe Komiteti i Helsinkit dhe disa organizata joqeveritare filluan të merren e të luftojnë për të drejtat e njeriut. U bë shumë qartë për mua në momentin që ai hapi këtë akademi filmi, ku njerëzit mësojnë për të drejtat e njeriut që ne kishim tashmë nevojë për këtë mënyrë që t’iu tregonim njerëzve se çfarë janë të drejtat e njeriut. Kjo iu duhej treguar njerëzve të thjeshtë. Të drejtat e njeriut nuk janë vetëm për profesorët, avokatët, gjyqtarët, apo vetëm për elitën e vendeve, janë universale, për të gjithë. Ne duhet t’ua përcjellim njerëzve këtë në një mënyrë që ata të ndjehen të interesuar për ta parë. Filmi e luan këtë rol dhe në këtë festival ne kemi 35 filma, 14 regjisorë dhe 6 ditë që i dedikohen të drejtave të njeriut.

Edhe pse puna juaj iu dedikohet këtyre njerëzve, festivali dëshmon se sa padrejtësi ka. ǒmund të bëhet më shumë? Kush mund ta bëjë?

Ne kemi nevojë për njerëz kampionë në këtë punë, na duhen avokatë, gjyqtarë, gazetarë. Duhet mësuar që në shkollën fillore se çfarë janë të drejtat e njeriut që të respektohen. Të drejtat duhet të jenë pjesë e kulturës sonë politike, ndaj duhet t’i japim mësim të drejtat njeriut në çdo nivel. Kjo mund të ndryshojë diçka.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›