Opozita: Drafti është hartuar në mënyrë të nxituar
27/09/2011 Komisioni i Veprimtarive Prodhuese miraton aktin normativ për varrezat e makinave
Bino: Ambientet e reja duhet të pajisen me leje mjedisore
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese miraton aktin normativ nr. 3, datë 7.09.2011 “Për heqjen e mjeteve motorike, të rimorkiove si dhe të pjesëve të tyre të këmbimit të dala jashtë përdorimit që ndodhen pranë rrugëve kombëtare”. “Ambientet e reja ku do të zhvendosen varrezat e makinave duhet të jenë të pajisura me leje mjedisore”, - kështu bëri të ditur zëvendësministri i Mjedisit Taulant Bino gjatë diskutimit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuesve të aktit normative për heqjen e varrezave të makinave 1 km larg rrugëve kryesore. Deputetët e opozitës e vlerësuan këtë akt normativ të nxituar, duke u shprehur se situata e mbetjeve të makinave nuk mund të zgjidhet me akt normativ. Sipas tyre, do të jetë shumë e vështirë që pronarët e vendgrumbullimeve të makinave t’i largojnë ato brenda afatit njëmujor. Deputetët e majtë argumentuan se drafti është hartuar shumë shpejt dhe nuk është planifikuar vend tjetër për të mbledhur këto mbetje. Nga ana tjetër, mazhoranca ka pranuar se procedura ka qenë e shpejtë dhe nevojitet pak kohë, ndërsa aplikimi i këtij procesi duhet të bëhet më ngadalë. Pak kohë më parë Kryeministri Berisha kërkoi në mbledhjen e qeverisë që të gjitha varrezat e automjeteve të spostoheshin një kilometër larg rrugëve nacionale. Akti normativ, i cili është botuar në Fletoren Zyrtare që javën e parë të këtij muaji, ka hyrë menjëherë në fuqi dhe ndërkohë janë paralajmëruar zotëruesit e plot 290 vendgrumbullimeve për largimin e mbetjeve të automjeteve 1 km larg akseve kryesore. Sipas vendimit të qeverisë dhe udhëzimeve të Ministrisë së Financave, në rast se nuk zbatohen afatet dhe distancat ligjore, atëherë mjetet motorike të dala jashtë përdorimit do të konfiskohet. Për aplikimin e këtij akti janë të përfshira Ministria e Mjedisit, Ministria e Transportit, Ministria e Financave si dhe Ministria e Mbrojtjes, e cila do të bëjë të mundur përmes Forcave të Armatosura largimin e makinave që nuk përdoren më. Ishte kreu i qeverisë Berisha që disa ditë më parë në mbledhjen e qeverisë lajmëroi futjen në fuqi të projektligjit të ri.
Largimi i makinave
Me anë të këtij akti normativ parashikohet ndalimi i krijimit të vendgrumbullimeve dhe grumbullimin e mjeteve motorike, rimorkiove si dhe të pjesëve të tyre të këmbimit të dala jashtë përdorimit në një distancë jo më pak se 1 km nga akset e rrugëve kombëtare, të përcaktuara si të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave, si dhe në vende të tjera të paautorizuara nga organet apo institucionet përkatëse, të ngarkuara me akte ligjore dhe nënligjore për këtë qëllim.
Pronarët e varrezave
Akti normativ përcakton se pronarët e vendgrumbullimeve ekzistuese të mjeteve motorike, rimorkiove dhe pjesëve të tyre të këmbimit të dala jashtë përdorimit që nuk plotësojnë kërkesat e nenit 2 të këtij akti normativ, brenda një muaji nga hyrja në fuqi e tij duhet t’i largojnë me shpenzimet e veta nga vendndodhja e tyre aktuale këto mjete. Ato mund t’i rivendosin në vende të tjera të lejuara dhe të autorizuara për këtë qellim