E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flet Radonjic Nuk jam racist ja pse deshtova ne Shkoder

Ish-trajneri i Vllaznise Mojash Radonjic tregon arsyet e deshtimit te tij te Vllaznia. Ne nje interviste per mediat lokale tekniku malazez ka dhene pershtypjet e tij pas shkarkimit. Kur kam mesuar per kete vendim kam reaguar per shume qetesi. Madje mund te them se me te veshtire e kemi pasur ne fillim kur kam ardhur ketu sesa tani. Kemi gjetur mirekuptim dhe kam pranuar ti hap rrugen nje trajneri tjeter. Me presidentin jemi ndare si dy miq te mire dhe nuk kishte pse te ishte ndryshe ka thene Radonjic. Nderkohe qe akuzes se ka qene nje trajner racist i eshte pergjigjur me nje mohim te vendosur. Sinani e ka nisur me vonese stervitjen dhe po ashtu ka pesuar nje demtim gjate pergatitores. Nuk mund te luante ne ndeshjet e para nga 90 minuta eshte i vetedijshem edhe ai. Per Nallbanin mund te them se i ka luajtur te gjitha ndeshjet miqesore ne Serbi si gjithe futbollistet e tjere dhe nuk eshte se e kam lene pas dore. Me pas kaloi tek demtimi dhe mbeti larg. Belishen e kam provuar ne krahun e majte te mbrojtjes por ne ndeshjen ndaj Skenderbeut nuk ka luajtur mire ndersa ne mesfushe kisha alternativa te tjera. Shtubina nuk eshte aktivizuar per forme jo te mire sportive dhe jo per deklaraten ne gazete sic mund te thuhet. Nderkohe Kraja ka qene titullar ne Serbi por e humbi vendin ne ndeshjet ne prag te sezonit. E provova edhe ne Kruje dhe luajti dobet nderkohe qe gabova me aktivizimin e tij ndaj Dinamos ka shpjeguar malazezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›