Topi i Arte Shnajder Iniesta dhe Ksavi favoritet kryesore
Uesli Shnajder Andres Iniesta dhe Ksavi Hernandez jane tre favoritet kryesore per fitimin e Topit te Arte qe kete edicion jepet nga revista France Football dhe nga FIFA. Kjo e fundit ka publikuar sot ne uebsajtin e saj zyrtar listen me 23 emra qe do te konkurrojne mes tyre per trofeun me prestigjioz ne karrieren personale te nje futbollisti.
Cudia qendron ne faktin se ne kete liste nuk figuron asnje italian ndersa nga Seria A jane vetem 4 lojtare te Interit Shnajder Eto Zhulio Sezar dhe Maikon. Ajo qe i ka habitur te gjithe eshte mungesa e Diego Militos nje lojtar stoli ne Boterorin e Afrikes se Jugut por teper deciziv me Interin e Murinjos. Argjentinasi shenoi dy gola ne finalen e Champions League kunder Bajernit te Mynihut duke i dhene trofeun zikalterve pas 45 vjetesh.
Topi i Arte do te jepet me 10 janar ne Zyrih te Zvicres ku eshte edhe selia e FIFA-s ndersa me 6 dhjetor kjo e fundit do ta reduktoje listen nga 23 ne 3 futbolliste. Futbollisti me i mire i botes kete here do te perzgjidhet nga nje juri mikse e perbere nga trajneret dhe kapitenet e ekipeve kombetare si edhe nga gazetaret sportive te akredituar nga France Football. Behet fjale per nje bashkim jurish qe ne te shkuaren jepnin Topin e Arte si edhe cmimin Lojtari i Vitit nga FIFA.
Nderkohe ne mbremjen gala te 10 janarit do te japet edhe cmimi per trajnerin me te mire te vitit. Ne listen e publikuar te marten bien ne sy shume trajnere kombetaresh qe shkelqyen ne kampionatin boteror por nuk mungojne as ata qe i dhane tonin futbollit europian sezonin e shkuar. Favoritet kryesore per te fituar kete cmim duket se do te jene Vicente Del Boske i Spanjes Zhoze Murinjo qe aktualisht drejton Realin e Madridit dhe Joakim Lev i Gjermanise. Nje tjeter kandidature potenciale duket ajo e Oskar Tabarez qe drejtoi Uruguajin deri ne gjysmefinale te Kupes se Botes.
e.n/A.Latifi/BalkanWeb