E Shtunë, 31 Tetor 2026

PERFAQESONTE PSKukes vritet kryekomunari

/ /

KUKES/Remzi Veseli kryetari i komunes Terthore ne qarkun e Kukesit ka mbetur i vrare mbremjen e djeshme ne deren e shtepise. 40-vjecari eshte qelluar me tre plumba nga nje person i paidentifikuar i cili shfrytezoi erresiren motin me shi dhe kohen kur po luhej nje ndeshje e Kampionatit italian. Familjaret deshmojne se viktima eshte thirrur nga vrasesi dhe me pas eshte qelluar me arme. Banesa e kreut te
komunes eshte vetem 500 metra larg Drejtorise se Policise. Mister motivet

Ai shtiu me tri plumba pistolete ne drejtim te 40-vjecarit ne kohen kur ndodhej ne dere te shtepise se tij ne lagjen veriore te Kukesit. Vrasja ka tronditur jo vetem te afermit e Veselit por te gjithe qytetin dhe banoret e komunes qe ai drejtonte nen siglen e PS-se. Sipas burimeve te policise gjithcka ndodhi rreth ores 2115. Fqinje te familjes Veseli thane se kishin degjuar te shtena ndersa disa te aferm kane bere transportimin e tij per ne spital. Por mjeket kane konfirmuar vdekjen sapo trupi ka mberritur ne urgjence. Ekspertet thone se kryekomunari eshte vrare ne distance fare te afert dhe nuk ka pasur mundesi shpetimi. Autori ka shfrytezuar erresiren motin me shi dhe kohen kur po luhej ndeshja e Kampionatit italian Napoli-Milan per te vepruar duke mos lene asnje deshmitar ne skenen e krimit. Nga deshmite e familjareve rezulton se vrasesi e ka thirrur Remziun ne kohen kur ky ndodhej ne shtepi. Kryekomunari ka dale ne porten e jashtme te shtepise private kur ne befasi eshte qelluar 3 here rresht me pistolete. Policia e Kukesit ka shkuar menjehere ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet nen drejtimin e kreut te saj drejtorit Sadri Ramcaj. Me shpejtesi eshte organizuar plani i veprimit per te gjetur vrasesit por deri ne mesnate nuk kishte te dhena per shkaqet dhe atentatoret. Banesa private e Veselit ku ndodhi ekzekutimi eshte ne dalje te qytetit te Kukesit prane rruges nacionale te Bicajve dhe jo me shume se 500 metra nga drejtoria e policise se qarkut. Veseli ishte nje njeri energjik dhe me fizik te beshem. 40-vjecari kishte dy mandate si kryetar i Komunes Terthore nen siglen e PS-se te cilat i kishte siguruar ne saje te kontributit te tij ne kete zone. Madje kohet e fundit kishte shprehur hapur dhe ambiciet per nje rikandidim te trete. Guximi i tij kishte bere qe shpeshhere te ishte i drejtperdrejte dhe i papajtueshem jo vetem me rivalet e tij politike por dhe me vete segmente te partise se tij. Megjithate asnjehere nuk ka regjistruar konflikte qofte per bindje politike apo ne marredheniet personale me banoret. Kete fakt e konfirmon policia por dhe vete familjaret e viktimes. Veseli nuk ka pasur sipas te dhenave te policise konflikte te publikuara e te njohura qe te shpien ne nje atentat te tille te organizuar. Edhe ne komune banoret e respektonin dhe ishte njeri i lidhur me ta. Keta elemente e bejne vrasjen e tij teper misterioze. Megjithe tentativat e policise per te zbuluar gjurme te vrasesit shiu ka qene ne disfavor te saj. Ne komisariat u shoqeruan disa persona por pjesa me e madhe e tyre ishin familjare e te aferm te viktimes.

Remzi Veseli ishte i pamartuar. Prej 10 vjetesh jetonte ne qytetin e Kukesit bashke me dy vellezerit e tij pasi prinderit nuk jetonin me. e.d

Jeteshkrimi i kryekomunarit Veseli

Komuna Terthore shtrihet pergjate autostrades Kukes-Morin dhe ka 6 fshatra deri ne kufi me Kosoven. Veseli ka lindur ne fshatin kufitar Morin ne vitin 1970. Pas arsimit te detyrueshem ka kryer shkollen e mesme pedagogjike Shenaze Juka ne Shkoder ne vitet 1984-88 ne degen e Mesuesise. Vite me pare ai emigroi jashte vendit e pas kthimit u angazhua ne politike me te majten. Gjate kesaj kohe mori dhe nje diplome si ekonomist. Jo vetem viktima e djeshme por dhe familjare te tij njihen per kontribute ne zone. Duke qene dhe me shtepi ne fshatin kufitar Morin ata kane ndihmuar dhe luften dhe ceshtjen e Kosoves madje vete i ndjeri njihej si nje nacionalist e hapur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›